Ekspertiza: Shkak i aksidentit, humbja e kontrollit

Postuar në 21 Nëntor, 2013 08:40

Vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit tragjik, ku humbi jetën deputeti i PD-së, Sokol Olldashi. Një grup prej 5 ekspertësh, prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme kanë shkuar sërish, për të bërë ekspertizën në vendin ku humbi jetën deputeti Olldashi. Sipas ekspertizës paraprake automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur 154 metra më larg, në një rrugë rurale që lidh aksin kombëtar me Qafë-Kërrabën.

Ekspertët sqarojnë se pjerrësia e vendit të ngjarjes është 45 gradë dhe se shkak i aksidentit, dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit. Sipas ekspertizës dyshohet se deputeti Olldashi nuk ka përdorur rripin e sigurimit dhe se mjeti dyshohet të ketë qenë me shpejtësi.

Ekspertët vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes dhe punojnë për dokumentimin e provave.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.