Statusi i vendit kandidat, tre ministra sot në Bruksel

TIRANË Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, bashkë me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nisen sot në Bruksel për një vizitë zyrtare. Kjo vizitë zhvillohet vetëm pak javë përpara marrjes së vendimit për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë nga vendet anëtare të BE-së në muajin dhjetor. Ministrat në fjalë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Europian dhe institucione të tjera të BE-së. Ata do të raportojnë mbi masat që janë ndërmarrë deri tani për plotësimin e prioriteteve të lëna nga Komisioni.
Mapo
Add new comment