Gjirokastër, ndalohen 35 klandestinë

Postuar në 23 Nëntor, 2013 05:01

Policia në qytetin e Gjirokastrës ka ndaluar në orët e para të së shtunës një grup klandestinësh nga vendet afrikane, që po përdornin si tranzit vendin tonë. 

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjithësej uniformat blukanë ndaluar 35 klandestinë, të cilët nga kontrollet e para rezultojnë të jenë nga Siria, Somalia dhe Eritrea. 

Burimet njoftojnë se klandestinët, mes të cilëve janë katër gra, po përpiqeshin të kalonin pikën kufitare të Kakavijës, për të arritur më pas në vendet e Bashkimit Evropian. 

Një ditë më parë, gjatë orëve të pasdites, trupi i pajetë i një personi u gjet në ujërat e lumit Drino, në Gjirokastër. Autoritetet lokale njoftuan se viktima ishte rreth 35 vjeç dhe dyshohej të ishte një klandestin nga Somalia ose Siria. 

Burimet policore nga qyteti jugor deklaruan se trupi ishte gjetur nga një bari i zonës, i cili njoftoi më pas policinë. 

Kjo ishte viktima e dytë që regjistrohet brenda një muaji nga klandestinët që hyjnë në Shqipëri për të kaluar më pas në vendet e Bashkimit Evropian, për t’u shpëtuar konflikteve luftarakë në vendet e origjinës. 

 

 

Ttop channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.