Arrestohen tre nga të arratisurit

Postuar në 24 Nëntor, 2013 06:36

Forcat RENEA dhe FNSH realizuan arrestimin e tre prej gjashtë të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë i Drenovës, u lajmërua në 12.45 të së dielës.

Ndonëse të shumëkërkuarit qëlluan me armë ndaj forcave policore, në fund u arrit të prangosej Admir Tafili, i dyshuar si personi që organizoi arratisjen.

Së bashku me Fran Marashin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve dhe Gëzim Gurin, Tafili fshihej në një magazinë të braktisur në Prrenjas.

Më parë, në duart e policisë përfundoi edhe Artur Goro, i cili vuante dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës për vrasjen e një efektivi të policisë.

Ndërkohë, vazhdon gjuetia për tre nga të arratisurit e tjerë, Gëzim Ndue Toma, lindur ne vitin 1982 në Dibër, Reiz Namik Haxhiraj, lindur ne 1971, banues në Selenicë të Vlorës dhe Eduard Kujtim Lulën, me banim në Përmet.

Ministri i Drejtesise, Nasip Naco, ne nje deklarate per shtyp, informoi pak minuta pas arrestimit te te shumekerkuarve per shkarkimin e menjehershem nga detyra te drejtorit te burgut te Drenoves.

"Nuk do te tolerojme asnje rast te shkeljes se sherbimit te rojes. Te gjithe punonjesit qe realizojne veprime korruptive do te vendosen perpara ligjit.Nga hetimet doli se arratisja nga burgu ishte planifikuar prej disa muajsh", deklaroi midis te tjerave ministri Naço.

"Sistemi i sigurisë në burgje është i kalbur. Është i nevojshëm reformimi i tij. Jemi të përkushtuar që të vëmë para ligjit çdo punonjës të institucioneve që me veprimin apo mosveprimin e tyre krijojnë terren për ngjarje të tilla. Do të vëmë para përgjegjësisë penale të gjithë ata punonjës të korruptuar që në bashkëpunim me elementë kriminalë vënë në rrezik sigurinë dhe rendin publik", shtoi ministri i Drejtësisë.

Vazhdon gjuetia për tre nga të arratisurit

Forca të shumta policore vazhdojne kërkimet intensive për të gjetur tre të burgosurit në liri, që u arratisën një natë më parë nga burgu i Drenovës.

Kërkimet janë fokusuar më tepër në vijën kufitare të Shqipërisë me Greqinë dhe Maqedoninë.

Forcat kufitare nuk kanë pikasur ende asnjë gjurmë që të arratisurit të jenë larguar nga vendi, e megjithatë janë marrë kontakte me policitë e vendeve fqinje, si edhe është shkëmbyer informacion për çdo rast.

Ndërkohë që të gjitha banesat e tre të arratisureve janë marrë në ruajtje dhe në vëzhgim, ndërsa po kërkohet informacion për çdo njeri të mundshëm që mund t’i strehoje ata.

Policia ka bërë të ditur se do të ketë masa ndëshkuese të ashpra ligjore për ndihmesit e tyre, ndërkohe që nuk ka caktuar ende ndonjë shifër monetare për të gjithë ata që do të telefojnë në numrin 129 për të dhënë ndonjë informacion të nevojshëm.

Te tre te arratisurit paraqesin rrezikshmeri te larte shoqerore ndersa jane edhe te armatosur, por dyshimet bien mbi fshatrat ne afersi burgut, nga ku mund te jene strehuar.

Ne baze te provave qe ka mbledhur policia deri me tani rezulton se gjashte te burgosurit u shperndane fillimisht, por ajo nuk eshte ne gjendje te identifikoje se si eshte shperndare ky grup, perveç drejtimeve per nga ku dyshohet te kene shkuar tre te mbeturit ne liri.

Patrullimet nga ajri jane te veshtira per momentin per shkak te kohes se renduar edhe me shi, ndersa nga toka, pothuajse te gjitha forcat speciale policore i jane drejtuar jugut te vendit, ne nje gatishmeri te plote per te nderhyre per çdo rast.

Policia eshte duke perpunuar një mori informacionesh per te arritur ne njerezultat konkret, e megjithate vazhdon te jete po ne te njejtat kuota si ore me pare kur edhe ndaloi te arratisurin Artur Gora.

Ky i fundit, pavaresisht se eshte rimare ne pyetje disa here gjate nates nuk ka dhene asnje informacion te hollesishem per te ndihmuar policine, pasi pretendon se vetem ka perfituar nga situata per t’u larguar.

Ndersa policia vazhdon gjuetine e saj, prokuroria e Rrethit Korce ka vuijuar me hetimet per pergjegjesit e burgut. Gjashte prej tyre jane ndaluar deri ne sqarimin e plote te rretahanave, por ka gjasa qe mbi te gjithe te merret masa e arrestit.

E vetmja pike e pazbardhur mbetet se si u fut arma ne qeline e te denuarit Admir Tafili, i cili eshte edhe ideatori i arratisjes.

Shtate te burgosurit iken nga burgu i sigurise se larte te Drenoves ne oren 19.10 minuta te mbremjes se te shtunes.

Ata kaluan dyert e hekurta te qelive, muret rrethuese dhe sherbimet policore te burgut. kater prej tyre te denuar te perjetshem dhe tre te tjere e denime maksimale deri ne 15 vjet burgim.

Në njoftimin per shtyp te Ministrise se Brendshme behen publike gjeneralitetet e te arratisurve se bashku me apelin drejtuar Ministrise se Brendshme ne nje njoftim zyrtar ku u behet thirrje qytetareve qe te kene kujdes pasi personat e arratisur jane te rreziksshem.

Dëshmia e të arratisurit të arrestuar

Nga shtatë të arratisurit prej burgut të Drenovës, Artur Goro ishte i pari i rikthyer në duart e autoriteteve.

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici, i arrestuar pak orë pas arratisjes në aksin Dishnicë-Devoll u mor në pyetje menjeherë pas mbërritjes në komisariat dhe sipas informacioneve të “Top-Channel”, ai menjëherë e ka distancuar veten nga të shumëkërkuarit e tjerë.

“Unë nuk isha në dijeni të planit të arratisjes, por u ndodha atje kur ai u zbatua dhe vendosa të përfitoj. Mora një taksi dhe gjëja e parë që bëra isha të shkoja drejt familjes”, ka deklaruar Goro gjatë marrjes në pyetje.

Sipas tij, ai nuk asnjë ide për vendndodhjen apo drejtimin që mund të kenë marrë të arratisurit e tjerë.

Gardianët: 4 prej të dënuarve me pistoleta

Përveç Artur Goros, në pyetje nga policia janë marrë edhe gardianët e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, mes të cilëve paraprakisht ekzistojnë dyshime se mund të ketë pasur bashkëpunëtorë.

Sipas dëshmisë së tyre, armët janë futur nga jashtë burgut, në rrethana të paqarta për ta.

Dyshimet e gardianëve bien mbi të shumëkërkuarin Admir Tafili, i cili mund të jetë personi që ka organizuar planin e arratisjes dhe të cilit i kanë mbërritur të parit armët.

Gardianët e turnit në të cilin ndodhi arratia gjithashtu përcaktojnë se në momentin e arratisjes, katër prej shtatë të dënuarve ishin të pajisur me pistoleta.

Gjenden dy automjete te braktisura

Mëngjesin e së dielës u gjet edhe automjeti i braktisur i kryeplakut të Qatromit në fshatin Ravonik dhe po i nënshtrohet ekspertizës së policisë për të gjetur prova të reja.

Nje automjet i dyte i tipit "Wolskwagen Passat" ngjyre gri u gjet i braktisur ne dalje te Pogradecit, deri ku dyshohet te kete transportuar kater te arratisurit nga veriu i vendit.

Burime brenda policise se shtetit thanë për “Top-Channel” se dy të burgosurit nga jugu i vendit janë larguar drejt zonave jugore, ndërsa besohet qe drejtimet e secilit tashme jane ndare.Hetime po zhvillohen aktualisht për të përcaktuar nëse të arratisurit kishin bashkëpunëtorë brenda burgut të sigurisë së lartë të Drenovës.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.