Berat, vdes i asfiksuar në banesë i moshuari, në gjendje të rëndë gruaja

Një i moshuar ka gjetur vdekjen ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë pasi janë asfiksuar nga gazi.
Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Beratit ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka gjetur vdekjen 73-vjeçari Stilian Thomai ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë bashkëshortja e tij Krisanthi Thomai 70 vjeç, raporton “Ora News”.
Dy bashkëshortët, Stialian dhe Krisanthi Thomai janë asfiksuar pasi kishin harruar gazin hapur gjatë natës.
Dy të moshuarit të cilët jetonin vetëm në banesë, u gjetën të asfiksuar sot në mëngjes nga fqinjët të cilët i kanë dërguar me urgjencë në spital. Por ndërkohë që 73-v jeçari ka humbur jetën, bashkëshorja e tij Krisanthi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Beratit.
Tema
Add new comment