Një lexim ndryshe i 7 shenjave të komunizmit

Alfred Lela ka pikasur 7 shenja që sipas tij provojnë se po tentohet të rikthehet komunizmi. (Zyrtarisht, por as ideologjikisht nuk ka patur një të tillë). Një komentues, “anonim”, propozon 7 kundër-simbole, nëse mund të shprehemi kështu, që sipas tij provojnë të kundërtën. Apo që provojnë se shqetësimi i Lelës, është i jo i plotë pse njëanshëm. Po e japim më poshtë reagimin postuar në shkrimin “7 shenja se komunizmin duan ta rikthejnë”:
1. Mehmet Shehu, burrë shteti? Sigurisht, 27 vjet kryeminister (1/4 e egzistences se shtetit shqiptar...). Saliu burre shteti???
2. Busti i Zogut rrëzohet nga komunistët. Gabim, por nese Zogu meriton nje bust edhe Envi duhet ta kete nje te tille (jo ne Tirane, sic e ka Zogu dhe qe per "fat" i shpetoi litarit, por se paku ne Gjirokaster, si ai qe ka Zogu ne Burrel)...
3. Bunkeri postBllok i Fatos Lubonjës. Lubonja? Ai krahas postBllokut duhet te kishte paraqitur edhe maketin e viles qe ka patur para se te shkonte ne burg...
4. Enver Hoxha rikthehet për festat. Ne varrezat e Sharres dhe te Tufines le te kthehet sa here te doje...
5. Nexhmije Hoxha: gjithmonë këtu, gjithmonë gati. Pse "PRINC" Leka duhet te jete ketu, po gjithmone gati???
6. Rishkrimi i historisë së re nga skribët e vjetër. Me mire te shkruhet nga ata dhe disa te huaj se sa nga URANI (jo per gje, por ka edhe konflikt interesi)...
7. Shkulja e një monumenti me dy gishta lart. Ai qe ju e quani monument ishte thjesht nje karikature, shume me i shemtuar dhe pa vlere se monumenti i Heronjve te Vigut...

Add new comment