Bari, ekzekutohet me 3 plumba në gjoks shqiptari 25 vjeçar

Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në lagjien Liberta të Barit. 25 vjeçari ka marrë tre plumba në gjoks gjatë një prite dhe pasi ka mbërritur në spital nuk ka mundur ti shpëtojë atentatit, për pasojë ka gjetur vdekjen.
Flori Mesuti, 25 vjeç, shtetasi shqiptar është ekzekutuar në rrethana të dyshimta në rrugën Crisanzio të Barit rreth orës 21:30 ndërsa ka qënë dhe në shoqërinë e një gruaje, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur. Sipas hetimeve të para të Policisë italiane shkak i ekzekutimit dyshohet të jetë një zënkë e shtetasit shqiptar në një bar pak më tutje nga vendi i krimit.
Mësohet se arma e krimit të ketë qënë një pistoletë e tipit revolver. Por ngjarja është bërë ende më e dyshimtë dhe po ngjall interes si nga forcat e rendit por edhe nga opinini publik pasi gëzhojat e plumbave ende nuk janë gjetur në vendngjarje.
Policia e shtetit fqinj nuk e përjashton edhe mundësinë e një atentati të tipit mafioz pasi viktimës i është bërë pritë në një nga lagjet dhe rrugët e Barit kur vetëm pak kohë më parë janë regjistruar konflikte me armë mes klanesh dhe bandash që merren me aktivitete si shitje droge dhe mitmarrje.
Add new comment