Krimi i dyfishtë në familje. Burri plagos rëndë bashkëshorten dhe vret veten

Krimi i dyfishtë brenda familjes në periferi të Tiranës. Një 28-vjeçar ka qëlluar me armë bashkëshorten, duke e plagosur, ndërsa më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës, rreth ores 17:00 në zonën e Yzberishtit, ndërkohë që ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht mësohet se, autori i krimit Enton Cenko e ka qëlluar bashkëshorten Argena Senko 25-vjeç brenda banesës. Duke menduar që e ka vrarë dhe në gjendje të rëndë psikologjike, i riu ka dalë në rrugë dhe i ka dhënë fund jetës së tij. Policia e mbërritur në vendin e krimit, bën me dije se gruaja është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Add new comment