Itali, u zu në diskotekë, vritet me thikë 29-vjeçari shqiptar.

Një 29-vjeçar shqiptar, emigrant në Itali, ka gjetur vdekjen pas një sherri me thika në një diskotekë.
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një klub nate në Arezzo. Nga hetimet e policisë në këtë kohë shpërtheu grindja mes të rinjve.
Bashkë me 29-vjeçarin janë plagosur dhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 25 dhe 30 vjeç.
Polica thotë se gjithçka ka lindur si një grindje e çastit. Tre të rinjtë shqiptarë janë duruar menjëherë për në spital, e ndërsa 29-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës.
Policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa janë sekuestruan në vendngjarje provat materiale.
Add new comment