Akuzat e PD, MPJ: Axhenda e ngjeshur, takim me Nuland.

Postuar në 26 Shtator, 2014 16:02

Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj deklaratave të PD-së se, shefi i diplomacisë ka braktisur fjalën e presidentit Bujar Nishani në OKB. Sipas deklaratës së MPJ-së, ministri Bushati gjatë pjesëmarrës se tij në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka pasur një agjendë të ngjeshur diplomatike shumëpalëshe dhe dypalëshe edhe për shkak të zhvillimeve të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare dhe sfidave të sigurisë globale, sikundër faktit që Shqipëria drejton disa nisma rajonale.
 
“Gjatë mbajtjes së fjalës së Presidentit te Republikës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,  Ministri Bushati, së bashku me homologët e vendeve të rajonit, ka marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Asistentja e Sekretarit të Shtetit amerikan, Viktoria Nuland, takim i cili identifikoi rrugët dhe instrumentet e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër terrorizmit dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj, si detyrim i krijuar nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, ku Shqipëria është bashkë-sponsorizuese”, theksohet në deklaratën e MPJ-së.
 
Ministria e Jashtme thekson se PD nuk duhet të përbaltë politikën e jashtme dhe të akuzojë qeverinë për mungesë respekti ndaj Presidentit të Republikës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.