Këto janë femrat më ‘hot’ të vitit 2014

Magazina e njohur "Men's Health", ka bërë listën e dhjetë femrave më të nxehta, të cilat me seksipilitetin e tyre janë duke magjepsur meshkujt anekënd botës
Pa marrë parasysh që viti 2014 nuk ka mbaruar, disa magazina kanë vendosur të bëjnë listat e top femrave më të nxehta në botë. Këtë e ka bërë magazina “Men’s Health”, e cila ka bërë përzgjedhjen e 100 femrave më ‘hot’ në botë, ndërsa ne në vazhdim do t’ju sjellim emrat e top dhjetëshes.
Shakira- Këngëtarja e njohur është gjendur në krye të kësaj liste. E të ju kujtojmë përveç kësaj, këngëtarja e njohur ditë më parë është zgjedhur edhe këngëtarja me më shuam fansa në facebook.
Kerry Washington- Aktorja është bërë e njohur në serialin ‘Scandal’, ndërsa ka arritur që të bëjë për vete shumë meshkuj të cilët mendojnë se e meriton vendin e dytë.
Kate Upton- Bukuroshja amerikane me formën e saj të trupit vazhdon ende të çmendë një numër të madh të meshkujsh nëpër botë.
Sofia Vergara- Seks- bomba nga Kolumbia gjithashtu gjendet në këtë listë. Edhe pse në dekadën e pestë të jetës, ajo është përzgjedhur ndër femrat më të nxehta në botë.
Jana Karmer- Ish manekinia dhe aktorja gjithashtu ka magjepsur shuam meshkuj, të cilët e kanë radhitur atë në vendin e pestë.
Emily Ratajkovski- Manekinia është bërë e njohur me zhveshjen e saj për videoklipin ‘Blurred Lines’, e pas kësaj, karriera e saj ka filluar të prek majat.
Emilia Clarke- Aktorja e njohur shpesh është zgjedhur si njëra ndër femrat më të bukura në botë.
Erin Andjus- Nëse nuk e keni ditur, kjo femër merret me gazetari sportive, ndërsa është njëra ndër femrat më të nxehta në botë.
Mila Kunis- Aktorja e njohur ende është njëra ndër më të bukurat në planet. Momentalisht është në lidhje me aktorin e njohur Ashton Kutcher.
Beyonce- Këngëtarja amerikane ende është ndër femrat më të dëshiruara në botë. Momentalisht është e martuar me kolegun Jay Z, por siç raportojnë mediet ekziston mundësia që martesa e tyre të marrë fund, pas turneut të përbashkët.
Add new comment