Milot-Tiranë,aksidentohet këmbësori Drejtuesi kamionit tenton të largohet.

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Tiranë, me pasojë plagosjen e rëndë të një këmbësori. Ndërkohë raportohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar dhe të largohet nga vendngjarja.
Drejtuesi i mjetit, Bujar Myftari, 32 vjeç dhe me banim në Kukës, pasi ka përplasur një këmbësor tek mbikalimi i Patokut, është orvatur të largohet nga vendngjarja. Ndërsa Policia e Shtetit raporton se ka bërë të mundur kapjen e Myftarit, pak çaste më pas, me ndihmën e efektivëve të Policisë Fushë Krujë.
Këmbësori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është përplasur nga një kamion i tipit Benz dhe me targa AA789DM, dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.
Add new comment