Fushë Krujë, digjen mbetjet urbane e spitalore, tymi mbulon qytetin

Postuar në 25 Tetor, 2014 07:19

Djegia e mbeturinave urbane ka muaj të tërë që shkakton një skandal mjedisor në qytetin e Fushë Krujës dhe të fshatrave përreth. Mbeturinat digjen natë e ditë dhe tymrat e gazrat helmuese përhapen deri në Krujë, Thumane e deri në Tiranë.  
Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë alarmante e cila ka përkeqësuar rëndë jetesën e tyre duke sjellë pasoja edhe për shendetin.
 
Drejtuesit e Bashkisë Fushë Krujë për këtë situatë të rëndë jashtë kamere thonë se nuk kanë mundësi tjetër se ku t’i dërgojnë mbetjet urbane. Sipas pushtetit vendor djegia e tyre bëhet për të ulur volumin e tyre, por kjo gjë është absolutisht e ndaluar dhe me pasoja të pariparueshme për shëndetin e mijërave banorëve.

Por as inspektorët e mjedisit bëjnë sehir këtë ndotje të rëndë atmosferike dhe nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar këtë fenomen.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.