Gruaja e Elton Deliut kërkon heqjen e sekuestros për pronat

Postuar në 30 Tetor, 2014 06:57

Ada Musaraj, gruaja e Elton Deliut të vrarë disa vite më parë brenda në ambjentet e shtëpisë së tij, i është drejtuar me një kërkesë penale gjykatës së Tiranës ku kërkon heqjen e masës së sekuestros për disa pasuri të ngrira nga prokuroria e Tiranës.

Bëhet fjalë për disa llogari bankare me shuma të konsiderueshme  financiare, që janë sekuestruar nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë.

Masa e sekuestros ka shkuar në një periudhë një vjeçare për shkak të veprimeve Hetimore që prokuroria po kryen për pastrim parash ndaj disa personave.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.