Plani i arratisjes, ndahen vëllezërit Tafili. Pezullohen lejet nga burgu

Dy ditë nga tentativa e vëllezërve Tafili dhe dy të dënuarve të tjerë, Fran Marashi e Gëzi Guri për t’u arratisur nga burgu i Peqinit, administrata e burgut të sigurisë së lartë ka veçuar në dy ambiente të ndryshme protagonistët e kësaj ngjarjeje.
Vëllezërit Tafili veç veprave penale për të cilat akuzohen tani do të përballen dhe me akuzën e tentativës së arratisjes si dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara në ambientet e burgut si telefonat celularë dhe mjetet prerëse si lima e sharra.
Add new comment