Fushë-Krujë, kamionçina bie 100m në humnerë, 5 të plagosur.

Një aksident me pasojë plagosjen e 5 persona ka ndodhur në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur 'Shkëmbi i Vajës’.
Sipas policisë një kamionçinë ka rënë nga 100 metra lartësi, ndërsa në të ndodheshin 5 persona.
Fatmirësisht automjeti u rrëzua në një vend grumbullimi plerash dhe sipas policisë përplasja ka qënë më e lehtë.
Nga hetimet paraprake të policisë si shkak i aksidentit është se drejtuesi i kamionçinës humbi kontrollin.
5 të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Add new comment