Përplas për vdekje këmbësorin 80-vjeçar, pranga drejtuesit të mjetit.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksit Korçë-Pogradec. Një 80-vjeçar është përplasur nga një makinë tip “Volskwagen” me targë AA 322 JK, teksa kalonte rrugën në afërsi të fshatit Gështenjas.
Si pasojë e përplasjes, 80-vjeçari Fuat Xhuke humbi menjëherë jetën.
Policia e mbërritur në vendngjarje ndaloi drejtuesin e mjetit Mariglen Kapushi, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Add new comment