Tritoli në Kamzë, kamerat “kapën” 2 autorët me maska, 6 të shoqëruar

Tritoli i vendosur mbrëmjen e djeshme në një godinë tregtare në Kamzë, sipas grupit hetimor dyshohet të jetë për një konflikt pronësie. Për ngjarjen, Policia e Tiranës shoqëroi gjashtë persona, mes tyre dhe pronarin e objektit dy katësh Ivzi Cami. 50 gram tritol i telekomanduar shkaktoi vetëm dëme material, veçnërisht në katin e parë ku ndodhet një bankë e nivelit të dytë.
Një grup i posaçëm hetimor është ngritur në Drejtorinë e Policisë Tiranë për të hetuar në lidhje me autorët e ngjarjes, pasi brenda dy javësh atentati ndaj këtij objekti është përsëritur, por janë shënuar vetëm dëme material.
Burime nga grupi hetimor thanë se pas verifikimit të kamerave të sigurisë ka qenë e pamundur të identifikohen autorët, të cilët sipas filmimeve rezultojnë të jenë dy të maskuar.
Në cilësinë e personit të shoqëruar mësohet se Cami të ketë deponuar se ai nuk ka asnjë konflikt, paçka se policia ka dyshime se eksplozivi mund të ketë lidhje me konflikte të pambyllura që pronari i këtij objekti tregtar ka në Kamëz.
Në katin e parë të objektit ndodhet banka e nivelit të dytë ku janë shkaktuar dhe dëmet më të mëdha materiale, ndërsa në katin e dytë mësohet se familja Cami të ketë aktivitetin e një magazine mielli.
Ky është shpërthimi i dytë brenda dy javësh në këtë objekt ndërsa ende për blutë nuk ka një autor të prangosur, paçka dyshimeve të arsyeshme se ngjarjet kanë lidhje me një konflikte pronësie midis disa personave.
Add new comment