Vlorë, degradohet hekurudha trenat braktisen dhe nga qytetarët

VLORË - Udhëtimi me tren dikur ishte zgjedhja e parë e qytetarëve vlonjatë, ndërsa sot ky shërbim është një mollë e ndaluar. Infrastruktura hekurudhore në qytetin bregdetar ashtu si në të gjithë vendin prej vitesh po shkon drejt një degradimi që nuk ka kthim pas.
Shpejtësia e trenave është minimale, teksa këto xhama të thyer tregojnë edhe për kushtet që të ofron brenda treni, sakaq edhe numri i personave që ndodhen në stacionin hekurudhor të qytetit bregdetar është i papërfillshëm
Vetë qytetarët pohojnë se nga vështirësitë financiare mendojnë të zgjedhin trenin si mjet transporti për shkak të kostos së ulët, por duke parë kushtet që ai të ofron ndryshojnë mendim.
E njëjta panorame është në të gjitha linjat hekurudhore të vendit.
Add new comment