Cunami i 2004-s, vajza gjendet pas 10 vitesh.

Postuar në 08 Gusht, 2014 04:29

Pas 10 vitesh, një vajzë indoneziane është ribashkuar me familjen e saj, pasi u largua nga cunami i vitit 2004, sipas pretendimeve të nënës së saj.

Raudhatul Jannah 4 vjeç dhe vëllai i saj 7 vjeç, janë ndarë nga prindërit e tyre teksa duke ishin u mbajtur mbi një copë lundruese druri në ujërat e cunamit, kur ai goditi shtëpinë e tyre me 26 dhjetor 2004, raporton DPA.

Nëna e vajzës, Jamaliah dhe burri i saj mbijetuan, dhe më pas ata filluan të kërkonin fëmijët e tyre. Por kërkimet e tyre ndaluan pas një muaji, duke supozuar që fëmijët kishin ndërruar jetë në cunamin shkatërrues.

Por në të vërtetë nuk ishte kështu. Jannah ishte shpëtuar nga një peshkatar dhe u rrit nga nëna e tij.

Ndërsa, vëllai që ishte bashkë me të, thuhet se edhet ai i kishte mbijetuar cunamit, por vendndodhja e tij nuk dihet. Djali tashmë është 17 vjeç, ndërsa vajza 14 vjeçe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.