Mashkulli që cilësohet si "dashnori" ideal.

Postuar në 09 Gusht, 2014 18:10

Kur një femër është në kërkim të një dashnori, përzgjedhja bëhet më e madhe. Ka karakteristika shumë të qarta të cilat tregojnë se kush është i dashuri perfekt.
Gjëja e parë? Të qenit i martuar.
Pikërisht kështu. Femrat duket se preferojnë që "dashnori" të jetë me unazë në gisht, pasi cilësohet si më seksi, me më pak angazhime dhe pa pasur frikë se mund të përfshihen seriozisht në lidhje.
Është ky rezultati i një sondazhi italian i realizuar nga sajti italian për lidhjet jashtëmartesore "Incontri-Extraconiugali.com".
Nga ky sondazh doli se 53% e femrave zgjodhën si të dashur bashkëshortin e një femre tjetër, madje e cilësonin si një fitore krahasuar nga "gara mes femrave".
Gjithashtu u zbulua se nga 25% e të intervistuarave preferohej një mashkull i cili vishet në mënyrë elegante dhe që ka pamjen e një burri që merret me biznes.
Në vendin e tretë me 22% të preferencave u rendit një mashkull me trup të palestruar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.