Brook: Të fejuarit nuk i pëlqen trupi im.

Postuar në 11 Gusht, 2014 03:51

 

Modelja dhe aktorja Kelly Brook ka një trup që të gjitha gratë e dëshirojnë, por vetë ajo ka thënë se i fejuari i saj David McIntosh më shumë i do muskujt e tij sesa trupin e saj.

Modelja e veshjeve të brendshme, e cila është fejuar me yllin e serisë “Gladiator” pas 12 muaj lidhje, ka thënë se i pëlqen trupi i saj, por ka shtuar se të njëjtin mendim nuk e ka edhe i fejuari i saj.

“Më pëlqen trupi im dhe nuk jam e interesuar që të humb peshë”, ka thënë ajo. “Nuk dua të dukem si një djalë 10-vjeçar. Dua të dukem si një grua!”.

“A e dini çfarë? Davidi më shumë është i interesuar në trupin e tij sesa për trupin tim dhe unë nuk e fajësoj atë sepse më pëlqen trupi i tij”, ka shtuar ajo.

“Ai është shumë i ëmbël dhe asnjëherë nuk kam parë një trup të tillë siç e ka ai”

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.