Fier, në gjyq ish-drejtori i shkollës e 3 specialiste, jepnin diploma fiktive.

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 07:50

Prokuroria e Fierit çon për gjykim kërkesën për 4-ish zyrtarë të arsimit në qytetin e Fierit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Të akuzuarit janë , Faik Beqaj, ish-drejtor i gjimnazit “Adem Vrapi” në Fier si dhe tre punonjëset e drejtorisë arsimore në këtë qytet , Valbona Mitro, Mirela Emiri dhe Manushaqe Durmishaj.

Mësohet se, Faik Beqaj në pozicionin e drejtorit të shkollës së mesme, plotësonte vërtetime fiktive për shtetas të ndryshëm për përfundimin e studimeve të gjimnazit, në këmbim të shumave të ndryshme të parave.

Ndërkaq shtetaset Valbona Mitro, Mirela Emiri dhe Manushaqe Durmishaj, specialiste në Drejtorinë Arsimore Fier, akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi, pavarësisht se e kanë pasur detyrë funksionale, nuk kanë kryer asnjë verifikim lidhur me vërtetimet që ka dërguar pranë kësaj drejtorie Beqaj, në cilësinë e drejtorit të gjimnazit “Adem Vrapi”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.