Thellohet rivaliteti, Dafina refuzon të këndojë me Tunën dhe Getin.

Postuar në 17 Gusht, 2014 14:13

Që mes Tunës dhe Dafinës ka pasur gjithmonë një rivalitet të tepruar, e kemi ditur dhe kemi shkruar, por që punët kanë ardhur deri në këtë pikë, nuk e imagjinonim. Edhe përkundër asaj se mes dy këngëtareve të njohura ka pasur bashkëpunim te kënga ”Vibe” në trio me Besnikun e 2Po2, kjo gjë nuk do të thotë se miqësia mes tyre ka qenë në nivel të mirë. Përkundrazi, rivaliteti mes tyre shtohej edhe më shumë. Kulmi arriti në momentin kur Dafina ishte ndarë nga Krenari, këtë informacion sipas njerëzve të Dafinës e ka ditur vetëm Tuna dhe pas lançimit në media, Dafina e akuzonte Tunën për mospërgjegjësi e shpifje, si dhe dhënie informacioni të besueshëm në media. Megjithatë, rivaliteti mes tyre sa vinte e rritej për shkak të koncerteve, aty ku këngëtarët fitojnë më shumë dhe masin forcat në publik. Konfrontim fizik mes tyre deri më tani nuk ka pasur, pasi dy femrat seksi të skenës shmangin njëra-tjetrën dhe nuk pranojnë të shfaqen së bashku në ndonjë event. Rasti i fundit dhe ftesa që ishte dërguar nga një organizator i koncerteve në Velipojë, në adresë të Dafina Zeqirit, ka rezultuar me përgjigje negative nga ana e këngëtares pikërisht për shkak se në atë club të ftuar kishin qenë të këndojnë edhe Tuna Sejdiu e Getoar Selimi, dy rivalë të Dafinës dhe Ledrit. Burime të gazetës sonë tregojnë se Dafina ka refuzuar ftesën në momentin e fundit, kur ka kuptuar se aty do të performojnë dhe dy këngëtarët e tjerë, ndërsa miq të saj tregojnë se ajo ka thënë: ”Nuk u jap kënaqësi atyre të këndojnë me mua.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.