Autobusi shkrumbohet nga flakët

Postuar në 11 Korrik, 2015 08:54

Një autobus është djegur plotësisht në Fratar të Mallakastrës, duke bllokuar për disa minuta rrugën që e lidh këtë zonë me qytetin e Fierit.

Autobusi shpërtheu nga flakët papritur dhe brenda pak kohësh zjarri i nisur në pjesën e motorit të tij përfshiu edhe pjesën tjetër të mjetit.

Fatmirësisht, raportohet se pasagjerët mundën të dalin në kohë prej autobusit, ndërkohë që policia rrugore vendosi një perimetër sigurie për të shmangur çdo të papritur.

 

Autobusi ishte i linjës Tiranë-Delvinë dhe sipas policisë, shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik i automjetit.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.