Tour de France, Cummings fiton etapën e 14

Postuar në 18 Korrik, 2015 13:13

Steve Cummings e mbylli i pari etapën e 14 në Turin e Francës së këtij viti, e gjatë 178.5 km, pasi arriti të rezistojë në maloren e fundit dhe madje të befasojë në kilometrin final dy francezët Pinot dhe Bardet.

Britaniku Cummings i jep triumfin skuadrës afrikano-jugore MTN pikërish në ditën e lindjes së Nelson Mandeles. 

Karakter dhe forcë tregoi në këtë garë edhe afrikani tjetër me pasaportë britanike, Chris Froome, i cili edhe pas kësaj etape vazhdon të mbajë fanelën e verdhë. 

30-vjeçari i skuadrës Sky e mbylli garën 1 sekondë para Quintana, i cili është ngjitur në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm. 

Të dielën, Turi i Francës do të vazhdojë me etapën e 15, nga Mond në Velonk, e gjatë 183 km.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.