Përthyerje të neo-osmanizmit në Kosovë

“Armiku më i madh i popullit serb është elita e tij”, ka thënë Gj. Gjorgjeviç, regjizor serb. Kësaj fraze i referohet Arbër Xhaferri në një intervistë dhënë për Shekullin, në të cilën ai ngre zërin kundër një si marëveshje të arritur midis ministrisë turke të arsimit dhe ministrisë shqiptare lidhur me rishikimin e teksteve shkollore të historisë, ku pushtimi otoman përshkruhet e cilësohet si një …. pushtim otoman. Me frazën e kreut, Xhaferri denoncon elitën e sotme turke, sidomos atë politike, e cila ka bërë të vetën strategjinë e neo-osmanizmit, në themel të së cilës janë përpjekjet e Turqisë për të rekuperuar rolin dhe fuqinë e qëmotshme për të kontrolluar e dominuar botën muslimane, sidomos atë pjesë të kësaj bote që ka qenë historikisht nën sundimin otoman. Intelektuali që e ka më për zemër këtë doktrinë është Davutoglu, ministër i jashtëm i Turqisë.
Xhaferri ka shkruar më se njëherë kundër tezave të këtij të fundit. Këtë herë ngre zërin kundër marrëveshjes mes ministrive të arsimit ku, të gjithë ata që janë të shqetësuar njësoj si Xhaferri do duhej të mendonin, se përgjegjësi duhet të mbajnë dhe auoritetet shqiptare.
E.G.
Comments
Per mendimin tim, bravo i
Per mendimin tim, bravo i qofte ministrit turk te arsimit. Ata jane burra, dhe Turqia eshte shtet. Pastaj ne shqipetaret jemi pa identitet. Ne jemi gati te ulim breket per te huajt.
mendoj se kjo kerkese e
mendoj se kjo kerkese e Turqise sherben per te hapur nje debat te gjere ne publkun shqiptar rreth rishikimit te historise sone Otomane. A ka qene vertet periudha jone Otomane nje "500 vjet erresire" sic na eshte mesuar neper libra shkollore komuniste? si mund te kete qene periudha jone Otomane thjesht nje pushtim, kur shqiptaret kane qene nder lideret kryesore te perandorise Osmane? a mundet nje popull i pushtuar te marre pjese kaq aktive ne udheheqjen e shtetit pushtues? dhejtra vezire e kryevezire, gjenerale e guvernatore, deputete e udheheqes te arteve e shkences kane qene shqiptare. pra a ka qene ky thjesht nje pushtim? apo nje bashkeqeverisje e popujve nen Perandorine Osmane?
Ja ku na doli dhe një
Ja ku na doli dhe një Fetullahxhi apo Gylenxhi. Ik ha qofte te kolegji ose te epoka!
Sa të lezetshëm që jeni, po sa shumë e ngrini në piedestal perandorinë Osmane!
Seriozisht!
Kur tjetri të fut ushtrinë, pushtim quhet. Paçka pastaj se ai tjetri të merr bijtë më të mirë e i bën vizira, por ama ata ishin vizira Otomanë dhe jo shqiptarë, mos e harro.
<cite>
a mundet nje popull i pushtuar te marre pjese kaq aktive ne udheheqjen e shtetit pushtues? dhejtra vezire e kryevezire,...
</cite>
Nuk ka marrë pjesë populli në udhëheqjen e shtetit pushtues, por shteti pushtues ka marrë me forcë ose me ofiqe disa individë dhe i ka kthyer në shërbëtorë të tij. Por populli i mbetur në Shqipëri ka paguar gjithmonë haraçin.
<cite>
pra a ka qene ky thjesht nje pushtim? apo nje bashkeqeverisje e popujve nen Perandorine Osmane?
</cite>
Nuk ka bashkëqeverisje në perandori or mik. Një perandori ka një kastë drejtuese e cila i dikton rregjimin e perandorisë territoreve të pushtuara. Siç e thashë më parë, në qoftë se disa shqiptarë kanë bërë pjesë në një moment te kasta drejtuese, kjo nuk do të thotë se populli shqiptar nuk ka vuajtur e nuk ka luftuar!
E gjithë kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të kemi marëdhënie të mira me Turqinë. Por ne duhet të kemi marëdhënie të sinqerta, jo marrëdhënie me bazë dënglash!
une nuk jam gylenxhi sa per
une nuk jam gylenxhi sa per dijeni, madje jam kritik i madh i tyre.
sa per komentet e tua, ky eshte debati serioz qe duhet te behet ne shqiperi e kosove, cili ka qene roli i shqiptareve ne perandorine osmane? a kemi qene ne nje popull thjesht i pushtuar apo kemi qene popull shtet-formues ashtu si popujt e tjere ne shtetin multi-etnik osman. Keto jane pyetje qe meritojne pergjigje serioze akademike e jo pergjigje emocionale nacionaliste anti-turke si ato te librave komuniste qe kemi bere ne shkolla.
vertet kemi luftuar kunder turqve ne kohen e Skenderbeut, por c'ka ndodhur ato 500 vjet pas Skenderbeut? kete une akoma nuk e kam studjuar sic duhet ne shkolle...
neqoftese 2 a 10 shqiptare si
neqoftese 2 a 10 shqiptare si thua ti arnaut kane marre pjese ne qeverisjen osmane ata perfaqsonin veten e tyre dhe nuke bene asnje gje per atdheun e tyre..shumica e shqiptareve kane sherbyer ushtar nizam dhe te tredhur..mbece more shoke mbece .... nuk harrohen lehte vuajtjet packa se kalojne 100vjet, albulena prita more prita ndal sulltan o se terdhi dita..jasht ta nxjerrim osmallin.. kujtesa e popullit eshte kenduar dhe nuk harrohet...
Çudi vetëm te ne pushtusi
Çudi vetëm te ne pushtusi quhet turist por me sa di kur një ushtëri hynë me forcë në një vëndë tjetër quhet pushtuse dhe më vjenë keqë për myslimanët Turqë dhe Shqiptarë që nukë e pranojnë për historianët puna e tyre është ta shkruajnë historinë ashtu si ka ndollur pavarsisht se politikanëve nuk ju pëlqenë dhe në rallë të parë politikanët duhet të shikojnë interesat e vendit të tyre se për këtë janë zgjellr
Ah ju kolonialistet jeni të
Ah ju kolonialistet jeni të pandreqshëm.
Po pushtim ka qenë, në ato 500 vjet pas rënies së Gjergj Kastriotit ka ndodhur ajo që ndodh në çdo perandori.
Nuk e paske lexuar mirë historinë në tetë-vjeçare.
Një provincë e pushtuar në fillim shkatërrohet ushtarakisht, prishet rendi ekzistues dhe vendos rendi perandorak. Kur një perandori i imponohet një populli, ai populli në fillim nuk e ka me shumë qejf dhe bën rezistencë, kshuqë shtypet nga perandoria. Më pas populli i pushtuar pranon rendin perandorak se nuk ka fuqi ti kundërvihet.
Gjatë këtyre dy etapave perandoria Osmane ka përdorur devshirme-në, merrte bij feudalësh shqiptarë dhe i dërgonte në Stamboll për ti bërë me shkollë.
Ca i merrte me hir sepse feudalët Shqiptarë kërkonin të bënin karrierë në perandorinë e re, ca i merrte me pahir sepse feudalët shqiptarë donin të ishin vetë zotë të tokës. Dhe kjo ka ndodhur gjatë gjithë atyre 500 vjetëve. Sa për popullin ai nuk kishte çfarë të thoshte sepse kushtet ishin të tilla. Kishte tek-tuk ndonjë kryengritje por ama asnjëra nuk kishte fuqinë të lëkundte perandorinë.
Mirëpo fakti që ka patur kryengritje dhe që ka patur rezistencë tregon se ka patur pushtim dhe se populli nuk ka qenë dakort me rendin perandorak. Kurrë në një perandori nuk ka popuj që bashkë-qeverisin. Ka një popull që i sundon të tjerët, me hir apo me pahir.
Shqipëria ishte e sunduar nga sistemi otoman!
Turqia mesa di unë nuk është më perandoria Osmane, prandaj çfarë kërkohet nga liderët e sotëm turq me këtë revizionizëm të historisë?
PS: Vezirët e sulltanit ishin pa tope se ua priste sulltani, a mos do të na thuash se edhe kjo ishtë gjë e mirë?
Add new comment