Dasma mediatike e Nora Istrefit.

Ajo është një ndër këngëtaret më seksi, ndërsa ai, një djalosh shumë simpatik. Bëhet fjalë për këngëtaren Nora Istrefi dhe shokun e saj të jetës, Robert Berisha. Çifti për më shumë se pesë vite ka një marrëdhënie, por shpesh herë mediat kanë aluduar për një ndarje mes të dyve, megjithatë lidhja për ta vazhdon. Pas një kohe të gjatë së bashku, Nora dhe Roberti kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë më 2 shtator të këtij viti. Mediat e shpallën si një dasmë madhështore dhe ekstravagante.
E në fakt, ajo ka qenë vërtet ekstravagante. Ishte si një show ku nuk mungonte as prezantuesi. Dasma e tyre ka mbledhur shumë personalitete VIP nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe më gjerë. Mes të ftuarve kanë qenë edhe Ledri Vula, Capital T, Gili, Shyhrete Behluli, Ermal Fejzullahu, Grupi TDS, Teuta Selimi dhe shumë e shumë artiste të tjerë. Në dasmën e Norës dhe Robertit, mes të ftuarve të tjerë, kanë qenë edhe politikanë të shumtë. Të pranishëm ishin ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, si dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ngjarjen e kanë përcjellë mediat tona, minutë pas minute, duke publikuar foto dhe video të shumta, e që nga kritiket u pa si ekzagjerim medial. Me një fustan tejet të bukur dhe elegant të punuar nga Valdrin Sahiti është shfaqur Nora Istrefi. Këngëtarja me të pasme shumë seksi është kujdesur shumë edhe për make up0in. Këtë e ka realizuar një nga emrat më të mirë të make up-it Kaci Lleshi.
Add new comment