Ramiz Alia ikën mes indiferencës e shpërfilljes

Postuar në 07 Tetor, 2011 11:00

Janë bërë më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë ish-udhëheqësi i fundit komunist, i cili për një kohë të gjatë ka qenë krahu i djathtë dhe njeriu më i besuar i Enver Hoxhës. Ky i fundit e projektoi si pasardhësin e vet Ramiz Alinë, të cilit i ra për hise të realizonte apo shoqëronte kalimin nga regjimi totalitar në demokraci, e pati rast kështu të ushtronte leadership edhe në kapërcyell të dy epokave. Ai u regjistrua si Presidenti i parë i Republikës në periudhën pluraliste, dhe më pas jetoi me hir, me pahir, mes shpërfilljes e larg reflektorëve të mass-media-s, i shtypur si një sandwich dhe i rrethuar me moskuptim, dyshim e urrejtje nga të gjitha anët. Palët politike në Shqipëri nuk kanë arritur të bien dakord as mbi rolin e tij në periudhën 1990-1992, e megjithatë, asnjëra prej palëve nuk mund ta çbëjë faktin që Ramiz Alia është pjesë e historisë, e tok me të ikën një copë e mirë e historisë së shtetit shqiptar, që vitin tjetër feston 100 vjetorin. Në këtë kuptim, ngjan të jetë disi provincial injorimi total i vdekjes së tij prej establishmentit sundues. Gazetat, duke përjashtuar balkanweb-in, e kanë dhënë lajmin veç me disa rreshta. Përsa i takon klasës politike, vetëm Ilir Meta gjeti kohë të bënte një deklaratë tepër të thatë, ndërsa të tjerët bënë sikur s’ka ndodhur asgjë. S’kuptohet mirë kjo druajtje për të thënë diçka në këtë rrethanë.

M. Nano

Comments

Submitted by and (not verified) on

Nje figure kyc e rrugetimit te shqiptareve drejt asaj qe jane sot. Respekte per te.

Submitted by ben (not verified) on

S´qenke ngopur akoma me perfilljen e pamerituar 45 vjecare qe i akorduan vetes keta kriminele komuniste qe mbajten popullin peng te ideve dhe bemave te tyre antinjerezore.Provincial eshte vetem  mendimi yt per te propaganduar vdekjen e R.Alise si nje kjamet per shqiptaret.

Submitted by Amy (not verified) on

O ben, leri inatet menjane e lexoje Nanon perseri. Ku i bije Nanua, e ku i bie ti.

Submitted by ben (not verified) on

Amy,me vjen keq por sygjerimin tend nuk mund ta marr parasysh pasi

syte e mi nuk jane aspak te perlotur qe te mos jem ne gjendje "to read between the lines" shkrimin per "your falling star".

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Morli i njerzve te zakonshem nuk ka si perputhet me moralin e drejtuesve te shtetit, te cilet per "Raison d'Etat" ("Arsye shtetnore") zbatojne nji moral tjeter.

Pamvarsisht nga kjo, udheheqesit nuk mund te abuzojne ne "Raison d'Etat". Ne rastin e diktatorve kemi shkelje me krime. Ramiz Alia ne bashkepunim me jugosllavet i ka fillue krimet me vrasjet si qej te 12.000 kosovarve , qe i transferojshin ne vitin 1945 nga Kosova per ne Tivar demek si ushtarte ushtrise çlirimtare jugosllave ne frontin kroat. Nuk duhen harrue te gjitha krimet/vrasjet  qe ai ka ba gjate 47 vjetve ku indirekt me diktatorin o ku direkt kur  zevendesoi diktatorinta deri ne vrasjet ne kufì ne kohen kur ai pat shpalle shkeljen e kufinit jo ma trathtì, por thjesht kalim kufini pa leje. Po ashtu ne kohen e tij u varen intelektual dhe u bane shume krime te shemtueme. Per njerzit me memorje keto krime nuk harrohen.

Per hir te se vertetes duhet thane se Ramiz Alia me pragmatizemin e tij orjental, qe e karakterizonte, dijti ta baje kethesen nga sistemi stalinist ne sistemin e lirive me nji shkathtesi te madhe. Ai u perballue me fanatiket/injorant enverist konseguent nga njena ane, dhe nga ana tjeter me POPULLIN SHQIPTAR te vendosun, i cili nuk duronte ma, sidomos mbas ramjes se Murit te Berlinit. Po te ishte ne fuqi garda e vjeter, tham se Shqipnia do te kishte kalue ngjarjet si ne Rumani, ku vetem ne Timishuara u vrane nga garda e çausheskut rreth  7.000 demostrues. Me kete manover dinake Ramiz Alia evitoi gjenocidin dhe siguroi jeten e tij si dhe te Nexhmie Hoxhes, e cila ne rast demostratash te pergjakshme, do te kishte perfundue si e shoqja e çausheskut. Politika mbas te ashtu quejtunes demokraci ne fakt u piketue prej Ramiz Alise. Keto dy partite kryesore PS-PD dhe te gjitha partite ma te vogla jane te ideueme nga Ramiz Alia. Ai nuk lejoi formimin e asnji partie jasht kontrollit te tij. Kjo asht arsyeja qe politika e sotme shqiptare nuk ecen ne drejtim te Europes. Ketu kemi vetem lufte klanesh per sundim dhe pervehtesim te pasunive kombetare. Ketu nuk ka asgja per te miren dhe qeverisjen e popullit shqiptar.

Si perfundim, Ramiz Alia vdiç (ai nuk ndrroi jete, sepse ai nuk besonte ne nji jete te dyte) ne rrugen qe ka ndjeke gjith jeten e tij, si orjental, si antieuropian, si antidemokrat, si anti Lirive dhe te Drejtave te Njeriut. Sot politikajt ne fuqi nuk flasin as komentojne, sepse as nuk ua mban ta shajne e as nuk ua mabn ta levdojne. Ata jane pjelle e tij. Ata jane vazhdimsia e tij.

Me vdekjen e tij u mbyll nji nder kapitujt ma te zì te Historise se popullit shqiptar.

Submitted by Pjerin Kodra (not verified) on

Keta jemi ne: Ne Kosove tashme ka nje perkujtimore per sulltanin me gjakatar, sulltan Muratin. Poshte e lart degjohen apologji per Esat Pashe Toptan tradhetarin e deri per Haxi Qamilin, turpin historik te vendit tone.

Tani na thuhet se duhet te tregojme respekt per xhelatin Ramiz Alia.

Ateher: Poshte heronjet! Rrofshin diktatoret!

Submitted by antropomorfi (not verified) on

Shperfillja e klases politike eshte me se normale, sepse Alia nuk ishte me aktiv ne politike. Sa per vleresime te natyres historike, eshte shpejt per te thene diçka vertet objektive mbi vendin dhe rolin e tij gjate diktatures dhe sidomos gjate tranzicionit. Zoti Nano, edhe pse Vehbiut nuk i pelqen, ma lejo nje verejtje gjuhesore: "indiference" dhe "shperfillje" jane e njejta gje, jane sinonime te tipit eksperience e pervoje. Pra do te mjaftonte njera:)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.