Parlamenti: Topalli në të vetën, deputetët vijojnë sherret e akuzat

Postuar në 20 Tetor, 2011 06:10

Parlamenti është mbledhur në seancë, por çdo gjë duket se ka dalë nga binarët. Kërkesës së grupit parlamentar socialist për  penalizimin e kryeministrit lidhur me gjuhën e dhunshme dhe kërcënuese që ka përdorur kundër deputetëve Taulant Balla e Saimir Tahiri, kryeparlamentarja Topalli i është përgjigjur me një padi të sajën kundër këtyre dy deputetëve. “Jeni të paditur për shpifje, do të shkoni në gjyq në datat 26 e 31 (ka caktuar vetë Topalli datat e gjyqit? Apo është ndonjë keqkuptim i gazetarëve që kanë bërë kronikën?)”, është shprehur ajo në seancë.

Por nuk ka mbaruar këtu. Sherri ka vijuar mes Taulant Ballës dhe Genc Pollos.  Deputeti socialist ka vijuar me akuza në adresë të ministrit. “Pollo ka përjashtuar kompanitë shqiptare nga tenderimi për fibrat optike; Pollo ka marrë ryshfet në shumën 1,2 milionë Euro, dhe i ka depozituar në një llogari bankare në Qipro, etj, etj”. “Kemi vendosur të hapim një garë koncensionare për të ftuar kompani ndërkombëtare. Këtu nuk ka kufizime, duhet të kesh përvojë dhe nuk do lejomë kompani fantazëm. Ne duam një kompani botërore me shëndet financiar, për të patur një operator të ri kundrejt operatorëve në treg”,- thekson Pollo, pa dhënë asnjë përgjigje lidhur me akuzat e rënda të bëra nga kolegu i tij deputet.

E.G.

Comments

Submitted by Raga (not verified) on

Ministri Pollo ,mos perdore fjalet e Sokratit kur e kafshoj qeni por fjalen e urte shqip:

Dardha bie nene dardhe-,ose :-Alibabaj kishte 12 ajdute dhe i beri 13.......,ose :

-Ky stan kete bulmet ka- dhe shume ose te tjera!?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.