Demaçi mban anën e ambasadorit francez dhe qorton axhaminjtë e Vetvendosjes

Postuar në 31 Tetor, 2011 11:16

Para disa ditësh kemi dhënë lajmin, sipas të cilit veprimtarë të Vetvendosjes kanë protestuar me  të thirrura e me slogane kundër Bajram Rexhepit në një konferencë për shtypin, që ministri e ka dhënë i shoqëruar nga ambasadori francez në Prishtinë. Ky i fundit i ka cilësuar këto protesta të stilit fashist, e pas tij ka reaguar Albin Kurti me një shkrim polemik, por me tone korrekte e miqësore. Sot është bërë i gjallë Adem Demaçi, i cili ka mbajtur anën e ambasadorit francez në një intervistë për Tribunën Shqiptare. “Çfarë ka thënë ambasadori francez është fjalori i një njeriu të mllefosur me të drejtë. Axhamijtë e Vetvendosjes reaguan në mënyrë skandaloze dhe në kundërshtim me mikpritjen shqiptare”, thotë ai në këtë intervistë të tijën, duke e bërë pak rrëmujë, ç’është e vërteta, nocionin e mikut e të mikpritjes. Ambasadorët kanë ardhur për punë në Prishtinë, e nuk kanë bujtur si miq. Ata mund të jenë miq të shqiptarëve, por aty janë në cilësinë e ambasadorit.

Ndoshta këtë ngatërresë e bën qëllimisht, dhe me vetëdijë të plotë, pasi për të “varësia e institucioneve të vendit nga institucionet ndërkombëtare është një fat i pashkruar i popujve të vegjël, përpara se këta të fundit t’i arrijnë qëllimet e të drejtat e veta hap pas hapi”.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.