Jetojmë në Tir-shtinë

Për cilin qytet flitet më poshtë? Duket sikur është fjala për Tiranën, por në fakt është për Prishtinën. Është një fragment i marrë nga një editorial i së përditshmes së Prishtinës Kosova Sot. Po bëhemi një në çdo pikëpamje. Po fole për Prishtinën ke folur dhe për Tiranën. Po fole për Kosovën ke folur dhe për Shqipërinë:
“Tashmë s’ka mbetur ndonjë orë e veçantë kur mund të nxitosh t’i zësh rrugët pakëz më të lira për të shkuar në destinacionin përkatës. Nga mëngjesi deri në darkë, ka vetëm kaos. Rrëmujë e bllokime nëpër udhëkryqe, mbingarkesë e jashtëzakonshme gjithandej. Zgjidhja më e mençur është ta lësh veturën në parking dhe të ecësh më këmbë. Përndryshe, disa orë të mira duhet t’ua dedikosh pritjeve në trafikun e çoroditur të kryeqytetit tonë të lënë pas dore. Ndërtimet e egra nuk e kanë kursyer as gjerësinë e udhëve dytësore. Ngado që të shohësh është dukshëm keq. Më herët, dilnin disa policë trafiku dhe disi e lehtësonin qarkullimin e veturave, kurse tash shumë rrallë i sheh në pikat kryesore ku bëhet më së shumti rrëmujë në komunikacion. Si duket, edhe ata janë dorëzuar dhe po ia lënë mëshirës së fatit kaosin e trafikut. Ka nevojë për rrugëdalje, për semaforë, për rrugë të reja, për ta përballuar këtë fluks të madh automjetesh.”
Jetojmë në Tir-shtinë.
Re.Pu.
Add new comment