Martohet buzë detit Erisa Xhixho.

Pas dasmës madhështore të ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Velaj, një tjetër dasmë në radhët e politikanëve është shënuar ditën e djeshme. Këtë herë ka qenë zëvendësministrja e Integrimit, Erisa Xhixho ajo e cila i ka thënë “po”, bashkëshortit të saj Enea Nuredini.
Çifti zhvilloi dje një ceremoni elegante buzë detit, nën ndriçimin e qirinjve dhe me miqtë më të afërt. Momenti më emocionues ishte ecja drejt altarit, dhe kurorëzimi, ku Erisa me lot në sy i tha "Po" Eneas.
Xhixho, një nga aktivistet më të spikatura të LSI-së, ishte bërë një nuse shumë e bukur me një fustan të thjeshtë, dhe një vello të bardhë, plot klas dhe hijeshi.
Mes të ftuarve në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Parlamentit Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij Monikën.
Ceremonia filloi në orën 18:30 me celebrimin zyrtar nga përfaqësues të Bashkisë dhe më pas një koktej buzë detit. Ditën e shtunë çifti do të vijojë me një dasmë tradicionale pranë kompleksit modern ‘Royal Hill’ në Tiranë.
Comments
Po sikur t'i kishte thene jo
<p>Po sikur t'i kishte thene jo kjo ketij Eneas c'behej valle? Binte qeveria, apo behej Ilir Meteliku Krieminister?</p>
Add new comment