Policia del me verzionin e saj për rrahjen e Adelina Tahirit.

Nga Policia e Shkupit nuk konfirmojnë zyrtarisht se këngëtarja Adelina Tahiri e cila kohëve të fundit u nda nga djali i zv/kryeministrit Musa Xhaferi, është rrahur pasi së bashku me të dashurin e ri dhe vëllaun kanë vizituar kafenenë “Bar Square” në Shkup.
Edhe pse nga Policia e Shkupit thonë se ka të raportuar një rast nga ana e një personi A.T.(1992) megjithatë nuk konfirmuan se a bëhet fjalë për Adelina Tahirin.
“Mbrëmë rreth orës 1:30 pas mesnate është raportuar se në parkingun në rrugën “Stiv Naumov” personi A.T.(1992) dhe vëllau i saj janë sulmuar nga persona të panjohur. MPB po punon në zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministira e Punëve të Brendshme.
Mediat shqiptare shkruajnë se ish i dashuri i Adelina Tahirit e ka sulmuar në orët e vonshme së bashku me të dashurin e saj të ri dhe vëllaun.
Add new comment