Omer Stringa: Nuk bashkohem me Topin; por PD është kthyer në parti fshati

Postuar në 24 Nëntor, 2011 09:46

Partia Demokratike është një forcë që ka kaluar majtas duke iu larguar qytetarisë, ndërsa Bamir Topi është një ndër politikanët e paktë në Shqipëri me qytetari. Këtë raport ka ndërtuar mes Presidentit Topi dhe partisë së vet, asaj Demokratike, Omer Stringa, dekan i Fakultetit Ekonomik, deri para pak kohësh anëtar i strukturave drejtuese të PD-së. Nëpër rreshtat e një interviste për ‘Gazetën Shqiptare’, duket se edhe Stringa i është bashkuar ‘grupit të të pakënaqurve’ në Partinë Demokratike. Megjithatë ai nuk pranon se do t’i bashkohet partisë së re të Presidentit Topi. Stringa e sheh problemin e PD-së te animi majtas duke marrë rrjedhimisht vota në fshat, por duke humbur në qytet. Një arsye se pse Stringa e konsideron partinë e tij ‘parti të fshatit’ është se pas koalicionit me LSI-në i ka kaluar asaj disa ministri shumë të rëndësishme si Ekonominë, Shëndetësinë dhe Diplomacinë që, sipas tij, duhet të ishin në pararojë të reformave. Stringa nuk ka harruar të kujtojë se Partia Demokratike lindi si parti e qytetit dhe qytetarëve. Omer Stringa ka qenë anëtar i kryesisë së PD-së dhe drejtor i Departamentit Ekonomik. Aktualisht ai është anëtar i thjeshtë i kësaj force politike.

H.B.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

<p>Dileme e madhe. Kur s&#39;ke pulen do te hash sorren - dhe ne kete krize identiteti qe ka perfshire politiken shqipetare ne pergjithesi dhe te djathten ne veçanti kjo &quot;sorra&quot; e Topit me duket si pule fshati.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by loni (not verified) on

<p>Se pari nje koment per foton qe shoqeron shkrimin....foto me qesharake nuk kam pare ha ha ha!! Se dyti...PD eshte parti kriminelesh dhe hajdutesh, parti cubash dhe servilesh sepse nuk ka shpjegim tjeter qe kur kryhen krime te renda si Gerdeci, vrasjet e 21 Janarit, mega vjedhjet&nbsp; me rruget qe i kane bere si surreterit e tyre, kur shkelet kushtetuta duke i falur detin grekeve, duke vjedhur votat, duke kthyer vendin ne diktaure, duke rritur mjerimin dhe varferine, duke na sjellur plehrat e botes (kur ne na mbysin plehrat tona), duke mbytur drejtesine, duke rritur krimet dhe pasigurine e jetes, duke shkaterruar sherbimin e inteligjences (SHISH), duke&nbsp; pare sesi Tirana po masakrohet nga idioti qe e vune me force kryetar bashkie (sheshi Skenderbej po kthehet ne nje &quot;gje&quot; qesharake dhe te turpshme qe nuk di sesi t&#39;a quaj), duke ditur shume mire kush eshte pergjegjesi dhe shkaktari i gjithe monstruoziteteve, (Sali dhi Berisha) rrine e nuk bezajne, rrine si mumje dhe nuk flasin, rrine si te dhjere e nuk protestojne, rrine si te dyllosur e nuk reagojne, rrine si te pergjumur e nuk i cjerrin surratin kriminelit qe e kane kryetar...gjithe kjo do te thote qe jane te gjithe kriminele e hajdute aspak qytetare e dinjiroze.</p>

Submitted by Filip Rroço (not verified) on

Gjithmonë koherent dhe i sinqertë Profesori im më i dashur e i respektuar OMER STRINGA.
Të përshëndes e të siguroj që nuk të kam turpëruar as në emigracion me mësimet e tua.
Të përqafoj fort Profesor.

Submitted by Skypion (not verified) on

Zoteri Filip, ti mund te mos e kesh turperuar profesorin tend te dashur, por duke u shprehur keshtu, druaj se po turperon vetveten. Sepse, i nderuar, e shumta qe mund te nderosh apo turperosh (megjithese edhe kjo eshte ceshtje e kontekstit kulturor), eshte yt ate. Profesori yt i nderuar, me c'paska thene me lart, fyen elektoratin e PD-se; sidmos ata qe jane nga fshati dhe ata nga Veriu (kjo e fundit nenkuptohet vetiu). Profesori yt i nderuar kritikon "animin" majtas te PD-se per shkak te aleances me LSI-ne, cka na detyron te themi, dhe me te drejte, se ay mund te jete i zoti ne profesionin e vet, por sa i perket politikes as qe ia paska idene; nuk eshte i vetmi sa ka shume, shume te tille. PD-ja vetem ne 1992 ka ardhur e vetme ne pushtet, dhe kjo ka arsyet e veta logjike, sidomos sepse shume shqiptare te coroditur nga renia e regjimit e pane si oportunitet ta votonin ate; pasta ne 2005 dhe 2009 PD-ja ka ardhur dh eka mbajtur pushtetin VETEM me koalicion; Berisha, i regjur ne kete ceshtje, e dinte shume mire se PD-ja e vetme nuk mund te merrte pushtetin; keshtu eshte; PS_ja ka elektoratin me te madh dhe me solid, te celnikosur sic thuhej dikur nder breza te tere, per gati nje shekull po behet; kurse PD-ja ka nje elektorat tejet laraman, vete ajo, pa llogaritur partizat e tjera te djathta; prandaj aleancat i ka kushte sine qua non.
Se fundmi ky profesori yt i dashur paskesh qene ne "koaliconini Euroatlantik" te Alibeajt bashke me profesore te tjere te shquar; hyne ne zgjedhje keta qytetare te dores se pare, dhe moren noc rrokun si me thene; kurse Saliu me katundaret e tij moren 500 mije vota, qe praktikisht jane te gjitha votat e PD-se; kaq ka patur PD-ja perhere; ato 200 apo 300 mije qe thone se kane firuar, jane oportuniste qe bashkohen kur nuhatin ndryshim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.