Martesë përrallash ai 81 vjeç, ajo 24.

Postuar në 14 Shtator, 2014 04:17

Richard Lugner, sipërmarrësi austriak 81 vjeçar, nuk është kursyer aspak ti dhuronte një martesë ëndrrash të dashurës së tij, infermieries 24-vjeçare, Chaty Schmitz.
Edhe pse me një diferencë prej 57 vitesh, ajo donte një martesë përrallore (në kuptimin e vërtetë të fjalës) dhe dëshira e saj u realizua.
Në ceremoninë që u zhvillua në Vjenë, nuk mungonte karroca e tërhequr nga kuajt e bardhë dhe një organizim dasme i denjë për një princeshë të së kaluarës.
E gjithë ceremonia u transmetua live nga mediat austriake. Banketi i organizuar për mysafirët ishte mjaft i kushtueshëm dhe me lumenjë shampanje. Nusja ishte e veshur me një fustan të purpurt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.