Ha 33 hudhra për 1 minutë për t’u shpallur kampion.

Fituesi i Garës Botërore të Ngrënies së Hudhrave po feston pasi ka ngrënë 33 thelba të papërpunuar të hudhrës iberike në 60 sekonda.
David Greenman, 34-vjeç, mposhti të dytin në garë për dy thelba – por nuk ia doli të barazohej me rekordin botëror për vetëm një copë.
Organizatori Mark Botwright, 50-vjeç, tha: “Ishte vetëm përfundimi i kohës ajo që e ndaloi atë. Ai erdhi i vetëm në këtë garë, që është gjë e mirë”.
Gjithsejtë në këtë garë morën pjesë 35 garues, garë e cila u mbajt në Chideock, Dorset, dhe Marku, nga ferma “South West Garlic”, tha: “Hudhra iberike është i vetmi varietet që me të vërtetë shijon kur hahet e papërpunuar”, transmeton Koha.net.
“E kemi mbledhur vetëm pak ditë më parë në mënyrë që të jetë sa më i freskët për garë, dhe është me të vërtetë pikante. Por, meqenëse gara zgjaste vetëm 1 minutë, nuk mjaftoi koha që t’ua digjte gojën”, tha ai.
Vlen të theksohet se askush nuk u sëmur gjatë garës, megjithëse pati prej atyre që e prishën fytyrën.
“I gjithë vendi kundërmonte pas garës. Duhej të qëndronim rreth 3 metra larg garuesve për të biseduar me ta”, theksoi Marku.
Dorseti perëndimor është vendi ku mbahet edhe Kampionati Botëror i Ngrënies së Hithrës.
Add new comment