Regjimi i Moskës mban sot pasdite një anti-miting

Sot pasdite, në Moskë, do të mbahet një manifestim i madh. Është opozita që kërkon të bëjë një provë të dytë force? Jo, është manifestim i organizuar nga partia e Putinit ‘Rusia e Bashkuar’. Me mijra vetë janë duke ardhur nga periferitë, me trena, me autobuzë, të organizuar; regjimi, apo biznemenët në emër të tij, u paguan udhëtimin dhe ushqimin. Është një manifestim në stilin e një regjimi. Sa herë që opozita demonstron se është e fortë, regjimet marrin masa për të treguar se janë edhe më të fortë; dhe kuti për të matur forcën është mbështetja popullore. Ne shqiptarët e dimë mirë këtë gjë. Pas 21 janarit Berisha, kreu i regjimit të këtushëm, i frikësuar nga një ortek protestash të opozitës, njoftoi shpejt e shpejt Tubimin e Madh të Paqes, të cilin e anuloi më pas për të marrë në këmbim titullin ambasadorial “Burrë Shteti”.
Është pikërisht kjo që do organizohet sot në Rusi. Dhe nuk ka diskutim që manifestime të tilla, sa më të mëdha të jenë, aq më shumë nxjerrin në shesh frikën e dobësinë e regjimit. Rusët kanë zënë të bëhen të gjallë e shumë aktivë pas protestës së fundjavës së shkuar. Tanimë në web. Faqja facebook e Presidentit aktual Medvedev, më e vizituara në vend, “është sulmuar” nga pothuaj njëzet mijë vetë, të cilët, në përgjigje të vendosmërisë së regjimit për të ecur përpara e për t’mos anuluar zgjedhjet, kanë lëshuar të shara, fyerje, deri dhe kërcvënime të llojit: Vazhdoni kështu, se dhe armët do t’i marrim.
Kohë të vështira për regjimet.
M.N.
Comments
Po jo per regjimin
<p>Po jo per regjimin Ambasadoro-kratik te Tiranes!!!!!!!!!</p><p>Ata kane dekurajuar çfaredo ndjenje opozitare ne kete vend...</p>
Add new comment