Festa e Top-it: secili foli për secilin në një mbrëmje galá

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 02:44

Televizioni Top-channel mbushi dje dhjetë vjeç. Kishin përgatitur një festë, më saktë një mbrëmje galá në TOB, që zgjati mbi dy orë e gjysmë. U filmua e gjitha për t’u transmetuar në ditën e parë të vitit të ri. Mbrëmja ish menduar si një homazh për Dritan Hoxhën, dhe për të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në Top-channel qysh prej fillimit. Në skenë u ngjitën fytyrat më të njohura të ekranit të Top-channel-it, fytyra që janë shndërruar në ikonat e këtij ekrani: Rudina Xhunga, Saimiri e Doktori, Alban Dudushi, Sokol Balla, Albana e Arbana Osmani, Ledio & Eno, folëset e njohura. Por u ngjitën dhe ata që janë në pultin e komandës së programeve, dmth Filip Çakuli, Bledar Zaganjori, Altin Basha, etj. Regjizori i show-t kish menduar që secili të fliste për secilin, e jo për veten, gjë që krijonte idenë e një familjeje solidare, por kjo nuk e ndihmoi show-n; përkundrazi. Të gjithë këta nuk harruan të zënë në gojë njerëz, me të cilët punojnë, e sidomos do veteranë të këtij televizioni, si Bujar Kokonozi, Vjollca Dedej, Mentor Kikia.

Bëri përshtypje se u përmendën “pa asnjë maraz” të gjithë ata që e kanë lënë Top-in vit pas viti, e kanë shkuar në televizione konkurente, si Sonila Meço, Enkel Demi, Andon Lipe, Agron Llakaj, Adi Krasta (pritej që dy të fundit të përmendeshin pak më shumë, në fakt, ngaqë kanë qenë fytyra emblematike të këtij televizioni për një copë herë).

Spektakli ish për një publik të zgjedhur, ku ra në sy vetëm Sali Berisha, .... që mungonte. Gjithë pjesa tjetër e establishmentit politiko-kulturoro-ekonomik ish aty.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Engjell (not verified) on

Gezuar Festen dhe Jete te gjate ,te shendeteshme e te kristalte!

Urimi per Topin, Stafin dhe gjithe shikuesit e tij

Te gezojme te gjithe se eshte bere i te gjitheve .

Faleminderit o TopChanel TV.

Submitted by putitdown (not verified) on

.. .urime Top Channel! por ndoqa mbremjen Gala' dhe vura re se TOP-CHANNEL i ka ikur shkelqimi i dikurshem, festa dukej e sforcuar dhe e sajuar jo me shume finese! ndjese paste Tani do ta kishte bere nja 100here me me gusto kete nate, dhe natyrisht me gjigande!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.