Rama: Presidenti i sotëm është ok; Presidenti i nesërm duhet konsensual

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 15:15

Kreu i socialistëve, Edi Rama, ripërsërit konsideratat për Presidentin Topi. Në një intervistë për televizionin Ora News ai është shfaqur i befasuar pozitivisht nga deklarata e Topit, nëpërmjet së cilës ky i fundit e largoi veten nga terreni i garës presidenciale. “Në mënyrë fisnike u deklarua i palidhur me asnjë interes për kandidimin e tij si president. I shpreh respekt Topit. Askush nuk e mohon dot se ai ishte mbi palët.”

E pasi ‘mbaroi punë’ me Presidentin e sotëm, ai u hodh tek Presidenti i nesërm, duke hedhur sërish idenë e një presidenti konsensual. “Ne dëshirojmë të ndërtojmë profilin e presidentit që i duhet vendit, pa paragjykuar asnjë emër. Presidenti të mos jetë shprehje e arrogancës së një shumice shumë të kufizuar emrash, edhe pse Kushtetuta e parasheh diçka të tillë. Kjo nuk do të thotë që ne të harrojmë frymën e Kushtetutës”, u shpreh ai.

E sa herë që flitet për këtë çështje të vjen në mendje viti 2008, kur nevoja për President konsensual nuk vinte veç nga fryma e Kushtetutës, por dhe nga përcaktimi i shumicës parlamentare  që bën zgjedhjen e kreut të shtetit. Kjo përputhje mes frymës dhe aritmetikës në kushtetutë u komprometua me vullnetin e Ramës.

Përtej këtij arsyetimi, askush nuk mund të kuptojë në këto rrethana se pse Berisha vijon të këmbëngulë për një President të zgjedhur vetëm me votat e tij. Apo mund të kthejë mendje në momentin e duhur?

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.