I vihet flaka librit të Fevziut

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 09:45

Libri më i ri publicistik i Blendi Fevziut “Enver Hoxha” është djegur të mërkurën në Ferizaj, nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.

Ata vlerësuan se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë Toptanit - Blendi Fevziu.

Profesori i filozofisë, Remzi Hasani, në cilësinë e kryetarit të Frontit, fillimisht para të pranishmëve ka sjell dy libra, njërin të shkruar para 30 viteve nga 12 gazetarë të Tanjugut me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës” dhe tjetrin, këtë të fundit të Blendi Fevziut.

Ai me këtë rast ka thënë se këto dy libra nuk dallojnë shumë ndërmjet vedi, ngase në fokus të shkrimit kanë pasur të njëjtin personazh.

“Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata, të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtjeje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Hasani.

Pasi ka dhënë një mori arsyesh, se pse duhet të digjet ky libër, fillimisht Hasani dhe bashkëmendimtarët e tij me kujdes i kanë mënjanuar nga kopertinat e dy librave, fotografinë e hartës së Shqipërisë me një bunker para dhe emrin e Enver Hoxhës, dhe më pastaj i kanë vënë flakën të dy librave.

Të djegësh një libër është një gjest i ulët, por Fevziut duhet t’i ketë pëlqyer kjo gjë, pasi është një mënyrë për t’i bërë jehonë një libri dosido, që po na fanepset dhe në gjumë nga teprimi promocional.

A.M.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

E meqënse qënka nipi i Esat Toptanit itakon një nderë i madh dhe në fund të fundit i takonë të lërë bëmat një sojë si Esati Adhahu ja plotësoftë dë shirën

Submitted by Ilir (not verified) on

Gjest i ulet vetem se i ben reklame Librit, sa per figuren e Esat Toptanit nuk ka uje i detit  qe e lan dhe nuk mund te krahasohet me figuren Enverit....te pakten per Enverin nuk ka dale ndonje dokument lart-poshte per te shitur troje.......sic beri Sali Berisha....

Submitted by ajsberg (not verified) on

Sec kemi dicka ndryshe ne shqiptaret ! 'Zjarret' pse na duhen? Me mire te mos e blejne sesa te bejne rite te tilla mesjetare.

Submitted by Artan Myderizi (not verified) on

"Ata qe djegin libra, mund te djegin madje dhe njerez" ka thene Heinrich Heine ne dramen Almansor.

(Dort, wo man Bucher verbrennt, verdrennt man am Ende auch Menschen)

C'ne qe iu be nje reklame kaq e shkeqyer Librit te Blendi Fevziut, me mjete kaq te uleta ?!!!

Submitted by Blerim (not verified) on

Me stermundim arrita ta lexoj librin e Fevziut. Eshte vertet nje liber pa vlera. Menyra si kalon autori nga nje episod ne tjetrin te kujton Fevziun ne Opinin, kur sapo ndihen se bashkebiseduesi ka per te thene ate qe moderatorit Fevzi nuk i pelqen te regjistrohet, i nderhyn me "lezet" per te ndryshuar biseden.

Pavlefshmeria  nuk e justifikon djegien e librit. Djegia e librit eshte nje veprim shume i shemtuar. Shume njerez u mashtruan nga propaganda qe po i behet librit nga media e pushteti, ne te njejten hulli mendoj se do te shkoje edhe djegia qe eshte bere ne Ferizaj.

Submitted by raimondi (not verified) on

Gjunaf  qe kane harxhuar fijet e shkrepses  per ate liber , por nga  ana tjeter kane bere   mire qe e  kane djegur --....... shpifjet nuk duhen lejuar te jetojne midis nesh se  fyejne  existencen  tone.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.