Republikanët duket se e kanë kandidatin e tyre: Mitt Romney

Mitt Romney duket se do të jetë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit tjetër. Ai ka qenë qysh në fillim i vlerësuar si kandidati i vetëm që mund të përballet me Obama-n, por gjatë debateve të muajve të fundit spikatën shumë kandidatë të tjerë, stina e të cilëve mbaronte shpejt e shpejt. E para që shkëlqeu ish Michele Bachmann, heroina e grupimit Tea Party, por fama e saj zgjati sa një flakë kashte. Pas saj ish hera e guvernatorit të Texas-it, Rick Perry, por me të ardhur vjeshta, filloi të pengohej me këmbët e veta, derisa e humbi toruan fare në një debat televiziv. Ju kujtohet kandidati me ngjyrë, Herman Cain? Ai pati një ngritje impresionante, por erdhën më pas disa denoncime (që iu bënë) me sfond seksual, e u arkivua dhe ai. Meteori i fundit ish Newt Gingrich, ish-speaker-i i parlamentit, i momentalisht cili nuk ka forcën e parë. Ka mbetur në garë vetëm me Ron Paul-in, tepër i lodhur për ta sfiduar.
Analistët pra parashikojnë një fitore të lehtë të Romney-t në primaries, të cilat fillojnë të martën. Madje, sondazhet thonë se ai fiton dhe mbi Obama-n, sikur zgjedhjet të mbaheshin sot. Mirëpo nuk janë sot. Janë mot. Prandaj, janë sondazhe që duhen marrë për atë që vlejnë. Deri në nëntorin e vitit 2012 ka plot kohë.
Re. Pu.
Comments
Hajde kuptoi keta amerikanet,
<p>Hajde kuptoi keta amerikanet, po c'jane keta budallenj qe bejne gare per kreun e partise. 5-6 veta qe dalin neper debate, qe akuzojne njeri tjetrin, qe bejne reklama kunder njeri tjetrit. Nuk e kane degjuar ata fjalen e shokut Gramoz qe nuk duhet perseritur kurre KPD 2001. Te gjithe te bashkuar te kryetari. </p><p>Une them qe keta te marrin Bushin perseri kryetar, e derisa te vdese vetem atij ti lejohet te flase ne emer te republikaneve e askujt tjeter. </p>
Add new comment