Fillon gara e luajalitetit ndaj Berishës; duke sulmuar Topin

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 07:25

Të gjithë ata që janë përfolur deri më sot si mbështetës të Topit kanë filluar të bëjnë hesapet e tyre, dhe shumëkujt do t’i duhet të japë prova luajaliteti ndaj Berishës në mënyrë që të rekuperojë apo rinovojë besimin e këtij të fundit. Njëri syresh, Dashnor Sula, e kish filluar qysh sot këtë histori. E gjithë intervista në MAPO synonte të bënte të qartë se deputeti Sula (nuk ju kujtohet? Ndoshta e njihni si donator të klubit të futbollit të Peqinit dhe si tifoz bajagi të eksituar) “nuk mund të heshtë sa kohë që Bamir Topi do të tradhëtojë PD-në”, se nuk mund të rrijë pa thënë se “Topi u zgjodh President me kontributin e posaçëm të Berishës”, dhe se “partia e Topit do të marrë një përqindje minimale votash në zgjedhjet e ardhshme”.

Pritet në ditët e javët e ardhshme që shembullin e deputetit Sula ta ndjekin dhe të tjerë. Do t’iu kërkohet një gjë e tillë. Por edhe nëse s’iu kërkohet, merret me mend se pa këtë provë devocioni ndaj Berishës s’kanë asnjë të ardhme. Kjo punë do të shndërrohet në një garë tanimë.

E.G.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Film i pare shpesh ne politiken shqiptare.

Puntata e parafundit ishte kongresi i 2009 i PS, pas zgjedhjeve. Te gjithe vraponin per te na thene qe statuti nuk e ndalonte rikandidimin, megjithese ishte qartesisht qellimi i tij. Te tjere flisnin per manipulime masive qe nuk i provuan kurre. Te gjithe si e si te dilnin sa me besnik para Rames, sepse e kishin kuptuar qe ai tashme nuk ikte.

Merre vesh mire o Struci Muci se per aq kohe sa karriera politike e funksionareve te dy partive varet nga Berisha-Rama ketu do jemi perhere. Nuk e kane kot amerikanet qe i detyrojne te gjithe te shkojne per vota ne baze, ku askush nuk emeron askend, po jane te gjithe te barabarte. Sepse qellimi eshte te kontrollosh pushtetin e politikaneve jo disiplina ne parti.

Hajde Struco, gezuar Vitin e Ri, e me sa me pak strucizma vitin qe vjen e dashte zoti edhe me ndonje te vertete kur te shkruash here pas here.

Submitted by Gingi (not verified) on

Amerika ,askush nuk emeron askend, jo, NRA, ste thot asgje, kush eshte roli i lobeve ne amerike, .Obama eshte i zgjedhur nga populli, posi jo, ja finanzio gjyshja nga africa fushaten elettorale. Jo, lobet ebraike, bankat, industria e armeve dhe naftes nuk perzihen hic me politiken.
Nuk krahasohet Saliu me asnje, as me Ramen as me Topin, as me kelyshat e tij te vegjel . Strucizmi, eshte neologjisem, fantastik,na thuaj edhe ndonje fjale tjeter te re,.Strucionizem per shembull? Lol.

Submitted by Albi (not verified) on

Te mberrijme dhe ne njehere te pika ku problemi jane lobet, pastaj mendojme si ta zgjidhim dhe ate.

Po 100 here me mire ajo se kur pushtetin e kane dy personal dhe kaq.

Submitted by Gingi (not verified) on

Nuk besoj se Saliu eshte i vetem, s'ka limit injorance ti mundesonte kete arrogace kriminale. Ka lobi n e tij, brenda partise se tij ,qe esht nje klan mafioz perfekt, dhe jashte Shqiperise ,nje grup me i pakte ne numer por Po aq mafioz . Deklaratat apo heshtja e te dyja paleve jane shpesh skandaloze por jo te rastesishme. Jane si pune lobesh edhe keta.

Submitted by Alban (not verified) on

Ore qe ky Topi do e heqi qafe Salen kjo eshte e sigurte por mua po me duket se edhe Ramen do e lere prap ne opozite...mjafton te shikoni rezultatet e nje sondazhi ne 'shekulli' dhe do me kuptoni per cfare e kam fjalen. Une vete ve doren ne zjarr per integritetin moral te Bamir Topit (Dhe aq mjafton si garanci se Bamiri do te qeveriste me mire se cdokush tjeter me pare ne vendin tone) por po te jemi cik te sinqerte une nuk besoj se ai do di  te mbldh rreth vetes njeres aq te afte sa te menaxhojne nje vend aq te kokolepsur sa Shqiperia...njerez te tille di ti gjeje vec nje far Edi Rama. Mbase enderoj shume - se ka kohe gjer atere- por nje koalicion paszgjedhor i dy cunave te mire te Tirones do i siguronte Shqiperise nje qeverisje stabile po e po, por dhe shum me shum se aq, me besoni.

Submitted by tani97 (not verified) on

Alban na e shpjego pak kete fjaline e fundit. Ti thua qe Edi do te shkelqeje ne zgjedhjen e njerezve vetem pasi te behet kryeminister? Sepse deri tani nuk ka shkelqyer.

Submitted by hapi (not verified) on

Mos u mërzit për njerëzit ti mor zotëri, se kur të fitojë zgjedhjet Edi ose Bamiri, të aftë do të dalin dhe gomerët. Ke për ta parë, do të mbushet me të aftë. Puna është a do të gjejnë njerëz për komisionerë të aftë, aty është puna.

Po ja do ta shohim, pas një viti ktu jemi prapë. Saliu do të jetë president e kryeministër do të jetë ndonjë Bode a Ruli. Po me menjen e Ramës, Rama e Topi do të jenë prish në pazar edhe do të jenë duke majt inat nga llogoret e veta. Rama pastaj do të shkojë me pushime e do të bëjë një libër  tjetër.

Shpresoj ta kem gabim!

Submitted by Anonim (not verified) on

Po sikur kjo puna e Topit te jete nje plan i mirepergatit? dua te them mos ndoshta eshte nje plan qe Sali Berisha te rifitoj pushtetin me leven Bamir Topi, Sala sado trap te duket e ka ate zgjuarsin prej djalli, dhe e din qe ka humbur shume elektorat dhe zgjedhjet nuk i fiton me ne menyre te drejte por vetem me manipulim masiv qe kete gje nuk e ben dot me ose te pakten vjedhje ne mas te madhe se e ka baltos fare kete punen  zgjedhjeve, dhe cfare mund te bej eshte plani B qe quhet Topi, ky krijon partin e re, merr vota te mjaftueshme nga te pakenaqurit e djathte, ato qe nuk kan votuar per humbje besimi, e ndonje vote majtas, mbas zgjedhjeve fap kualicion me Berishen dhe populli prap e han sapunin per djathe.

Mos harroni Topi ka dal nga PD dhe nuk duhet te genjehemi nga sharjet e Saliut, ato jan metoda e tij e punes.

Ndoshta eshte paranoje por duke njohur per 20 vjete Salen, pushtetin e madh ekonomik e medjatik qe ka krijuar keto 7 vjet, duke pare dhe historin e ngjarjeve keto 20 vjete ku kan ndodhur gjera qe nuk ta merrte mendja se mund te ndodhin.....kam dushimet e mija per Bamir Topin dhe pse jo edhe per Aleancen Kuq e Zi....

Submitted by adriatik (not verified) on

Krenohem me sjelljen e deputetit Sula. Kur ai godet me grushte arbitra, ai eshte duke luftuar komunizmin.

Kur ai del ne foto me bluza alla gangstere shqiptare pre-97 (se tani gangsteret vishen me mire) ai me siguri po i con nje mesazh strukturave te rendit me qellim final neutralizimin e krimineleve.

Kur ai jep intervista dhe perdor fjalet "kulture qytetare" une e di qe ai eshte simboli i kultures qytetare ne shqiperi.

Dashnor Sula na nderon te gjitheve.

Submitted by Ajo (not verified) on

O Zot, ça fytyre.....u be ky te gjykoje z. Topi, tamam burre shteti me integritet moral e shoqeror, i ekuilibruar, mbi te gjitha QYTETAR me breza! Jo si ky qe shihni ne foto, , tamam si ato g....meret e Peqinit, tamam andej nga eshte! Ruajna Zot nga kjo fare injorantesh e rrugacesh!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.