Një festë pa shumë dhurata

Gjëja që të bie më shumë në sy në në këto ditë festash është se nuk ka shumë njerëz me qese nëpër rrugë. Ky është sinjali më i mirë jo vetëm për krizën që lamë pas këtë vit, por dhe me krizën tjetër, atë besimit, që na pret para në 2012-n.
I gjallërishëm duket argëtimi i lirë e popullor me birra e salçiçe te ‘fshati’ i qofteve në pedonalen e vetme të Tiranës. Si për ta plotësuar panoramën, syri të kap bum ‘shpenzimesh’ në ushqimore apo supermarkete, ku njerëzit blejnë koli me pije e me ushqime, a thua se do të mbyllen brenda në bunkerë atomikë për ditën e kiametit. Sipas gjasave, shumica do të jenë në punë që në datë 2.
Rikthimi tek shpenzimet ushqimore, të sjell ndër mend kohën e para 20 viteve, kur hanim si njerëz vetëm për Vit të Ri.
Megjithatë, zyrtarisht krizë nuk ka. Në luftën e shifrave mes Instatit, BB-së, FMN-së, opozitës e Ministrisë së Financave, njerëzit e thjeshtë e kanë të vështirë të kuptojnë sesa jemi zhvilluar realisht e sa rritje ekonomike ka. Por, për të qenë të sigurt, blejnë shumë ushqime, e ca më pak dhurata.
K. Cukali
Comments
Nuk e kuptoj, perse e prania
<p>Nuk e kuptoj, perse e prania ose jo qeseve neper duar duhet te jete barometer per krizen e besimit per vitin tjeter?</p><p>C`lidhje ka qesja me besimin?</p>
Inshallah nuk 'kursejme' per
<p>Inshallah nuk 'kursejme' per te shkembyer dhe mesazhe urimi ne kembim te viteve...</p>
Add new comment