They’re coming! (në pritje të turistëve kinezë)

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 11:34

Një studim i një universiteti britanik bën me dije se është rritur ndjeshëm numri i kinezëve, që kanë filluar të bëjnë turistin nëpër botë. Hë për hë ata preferojnë – thuhet në lajmin që jep Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe – vizitat në vende të afërta aziatike, por vendet e perëndimit, në radhë të parë SHBA-të, mbeten një destinacion i lakmuar. Në ndryshim nga turistët e tjerë të asaj ane të botës, sidozot ata japonezë, kinezët shquhen për pasionin e tyre për të frekuentuar supermarketet e për të bërë shopping. Shfrytëzojnë faktin që monedha e tyre është më e fortë se dollari, e ky fakt u jep mundësinë të blejnë mallra më të mira në SHBA. Blejnë dhe gjëra që prodhohen në Kinë, pasi janë me idenë që prodhimet kineze për eksport janë më cilësi më të lartë se sa ato që prodhohen për konsum lokal.

Në perëndim po bëhen të vetëdijshëm mbi fluksin e turistëve kinezë në rritje. Momentalisht ata nuk janë më shumë se disa dhjetra milionë, por në harkun e disa viteve mund të bëhen disa qindra milionë. Prandaj, në hotelet e SHBA-ve po përgatiten për një turizëm të ri të dominuar prej kinezëve. Çfarë po bëjnë? Po kinez-ojnë kuzhinën, po fusin kanale televizivë kinezë në shërbimin video, po vënë si kriter njohjen e gjuhës kineze në strategjitë e rekrutimit të staff-eve, po paisin dhomat me pantofla, me çajnik, me çaj kinez, po vendosin tabela mirëseardhjeje në gjuhën kineze, etj, etj.

S’e kanë keq. Kudo kanë për t’u shfaqur tabela, ku krahas frazës “welcome” do të jetë dhe fraza “huan yíng”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.