Reklamat shtetërore vazhdojnë si në kohën e Berishës

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 02:51

Jo më herët se një vit më parë, gjatë zgjedhjeve të vitit 2013, dëgjonim atëherë shefin e opozitë, Edi Rama, të premtonte se nuk do të përdoreshin fondet shtetërore si mjete reklamimi. Ishim naivë që e besuam? Që nga fillimi i pushtetit të ri kemi pasur shembuj të njëpasnjëshëm të "abuzimeve" me fondet e reklamave. Ose në rastin më të mirë, mund të themi që kemi një përdorim të buxhetit për t’i dhënë më shumë prezencë punës së qeverisë(ngelet për t'u parë më vete sa janë të vërteta çfarë thuhet) me fonde të buxhetit.
Për këto ndarje fondesh mungon transparenca dhe nuk ka asnjë informim. Shtrohet pyetja se kush i merr këto fonde, kush menaxhon shpërndarjen e tyre dhe mbi bazën e cilave kritere? Duket sikur i marrin po të njëjtat agjenci(po të njëjtat që shërbenin me Berishën) dhe sikur po u shkojmë po të njëjtave media. Me pak fjalë, asgjë të re nga fronti i pushtetit!
P.S Reklama e fundit që na shtyu në këtë reagim është ajo e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila reklamon shërbimin check-up. Po sforcohem të gjej diferencën me pushtetin e Berishës, por nuk po ia dal dot. Ndonjë komentues do të mirëpritej sikur të ndihmonte…

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.