Shitja e “Albpetrol”, favoritë azerbajxhanasit? Po ankandi?

Vizita e Kryeministrit Berisha në Azerbajxhan ka gjetur pasqyrim të gjerë në shtypin e sotëm dhe të gjithë kanë një argument: Thirrjen që kreu i ekzekutivit i ka bërë kompanisë shtetërore të naftës azere ‘SOCAR’ për të marrë pjesë në privatizimin e ‘Albpetrol-it’ si edhe lobimin për gaz-sjellësin ‘Trans Adriatik’, i cili fillesat i ka në fushat gazmbajtëse të “Shah Denizit”. Por e përditshmja “Shqip” shkon edhe më tej. Duke cituar Kryeministrin, ajo thekson se azerbajxhanasit janë favoritët kryesorë për blerjen e “Albpetrol”!!
Një deklarimi i tillë i kreut të ekzekutivit vjen jo në përputhje me përcaktimet e ligjit “Për privatizimin e Albpetrol-it”, i cili në fakt parashikon shitjen nëpërmjet një procedure të hapur me pjesëmarrjen e kompanive të specializuara ndërkombëtare. Nëse ligji përcakton se do të ketë një garë të hapur, pyetja është se si do të jenë azerbajxhanasit favoritë?! Megjithatë, eksperienca me privatizimin e kompanive të tjera strategjike ka treguar se lobingu politik ka mbizotëruar mbi kapacitetet menaxhuese dhe financiare të blerësve.
S.E.
Comments
Pse ARMO si u shit? Po

Pse ARMO si u shit? Po albtelecom? Ketyre spo ju ecen me insigun se edhe kete keshtu do e kishin lene per nje cope buke, po ce do qe erdhi kriza dhe ata amerikanet skaduan

Kur të dali për privatizim

Kur të dali për privatizim Albpetrol-it do i ketë mbetur vetëm emri se gjithë puset e naftës do u kenë kaluar kompanive private si Stream etj.....

Ne fakt me mire ta mari

Ne fakt me mire ta mari Azzerbaxhani,nqs sjell linjen e gazit neper Shqiperi ---Se co gje duhet ber sipas interesit te Shqiperise

--Por une cuitem per dicka ketu--Pererisa ja Azerbajxhani e paska shteteorre ndemrajen e naftes ,pse dhe ne te mos e mbajme shteterore --dhe le te punohet me Azerbajxhanin per te marre experiencen e tyre ---

Pastaj pse te mos kerkohet qe Azerbajxhani te ndihmoje nekerkimin ne detin Jon te naftes ---

Pra te kerkohej te ndertohej nje ndermarje e perbashket shteterore me Azeret --Tip joint venture per Naften

Mire do ishte qe Opozita socialiste te ngrinte zerin ne kete drejtim......sepse eshte ne metoden e saj e saj te drejtimit ekonomik ...

Add new comment