Shitja e “Albpetrol”, favoritë azerbajxhanasit? Po ankandi?

Postuar në 10 Shkurt, 2012 09:27

Vizita e Kryeministrit Berisha në Azerbajxhan ka gjetur pasqyrim të gjerë në shtypin e sotëm dhe të gjithë kanë një argument: Thirrjen që kreu i ekzekutivit i ka bërë kompanisë shtetërore të naftës azere ‘SOCAR’ për të marrë pjesë në privatizimin e ‘Albpetrol-it’ si edhe lobimin për gaz-sjellësin ‘Trans Adriatik’, i cili fillesat i ka në fushat gazmbajtëse të “Shah Denizit”. Por e përditshmja “Shqip” shkon edhe më tej. Duke cituar Kryeministrin, ajo thekson se azerbajxhanasit janë favoritët kryesorë për blerjen e “Albpetrol”!!

Një deklarimi i tillë i kreut të ekzekutivit vjen jo në përputhje me përcaktimet e ligjit “Për privatizimin e Albpetrol-it”, i cili në fakt parashikon shitjen nëpërmjet një procedure të hapur me pjesëmarrjen e kompanive të specializuara ndërkombëtare. Nëse ligji përcakton se do të ketë një garë të hapur, pyetja është se si do të jenë azerbajxhanasit favoritë?! Megjithatë, eksperienca me privatizimin e kompanive të tjera strategjike ka treguar se lobingu politik ka mbizotëruar mbi kapacitetet menaxhuese dhe financiare të blerësve.

S.E.

Comments

Submitted by Albin (not verified) on

Pse ARMO si u shit? Po albtelecom? Ketyre spo ju ecen me insigun se edhe kete keshtu do e kishin lene per nje cope buke, po ce do qe erdhi kriza dhe ata amerikanet skaduan

Submitted by Artur (not verified) on

Kur të dali për privatizim Albpetrol-it do i ketë mbetur vetëm emri se gjithë puset e naftës do u kenë kaluar kompanive private si Stream etj.....

Submitted by raimondi (not verified) on

Ne     fakt me mire  ta mari  Azzerbaxhani,nqs  sjell  linjen e gazit neper Shqiperi ---Se co gje duhet ber   sipas interesit te Shqiperise

--Por une cuitem  per  dicka ketu--Pererisa ja Azerbajxhani e paska  shteteorre  ndemrajen e naftes ,pse dhe ne te mos e mbajme shteterore --dhe le te punohet me Azerbajxhanin per te marre experiencen e tyre ---

Pastaj  pse te mos kerkohet  qe Azerbajxhani te  ndihmoje nekerkimin ne detin Jon  te naftes  ---

Pra  te kerkohej te ndertohej nje ndermarje e perbashket shteterore me Azeret --Tip joint venture per  Naften

Mire do ishte qe Opozita socialiste te ngrinte zerin ne kete drejtim......sepse  eshte ne metoden e saj  e saj te drejtimit ekonomik ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.