Reforma zgjedhore është përparësi absolute; por është në vendnumëro

Postuar në 21 Shkurt, 2012 06:04

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, thotë në një intervistë për Panoramën, se “[reforma zgjedhore është përcaktuar] si përparësi numër një në procesin e dhënies së statusit kandidat; nëse Berisha vendosë ta sakrifikojë dhe këtë përparësi me qëllim që të ruajë patronazhin mbi zgjedhjet, kjo do të ishte një e keqe e madhe për të gjithë”.

Pse Gjiknuri është pesimist? Sepse, sipas tij, nuk po merren në konsideratë nga maxhoranca një varg sugjerimesh, që ai i quan racionale. Fjala vjen, nuk pranohet dorëheqja e zyrtarëve të lartë në momentin që këta të fundit pranojnë të kandidojnë për postin e deputetit; nuk pranohet kufizimi i reklamave shtetërore me natyrë politike gjatë fushatës elektorale; etj. Në këtë diskutim e sipër ai denoncon përpjekjet e PD-së për t’i zvarritur negociatat për reformën zgjedhore deri në momentin e zgjedhjes së Presidentit.

Dhe e mbyll me një mesazh të natyrës propagandistike: “Mosndryshimi i sistemit elektoral nuk e rrezikon të majtën, pasi fitorja në zgjedhje përcaktohet nga programi”. Apo Gjiknuri e beson vërtet këtë që thotë?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>&quot;No dictator has ever negotiated himself out of power&quot;. Genne Sharp. Po humbisni kohen kot...</p>

Submitted by onni (not verified) on

<p>ME JU NE KRYE E NDRITI PS...PO CA JURISTESH JENI KUR SKENI FITU NJE HERE TE VETME... E PRESIM LIGJE APO REFORMA NGA JU NE...E KENI MARE ATE SHKOLLE SE NUK KISHTE TE TJERE ME PAGUJTE ME SHUME SE JU......SA QESHARAK QE JENI.....</p>

Submitted by Gowest (not verified) on

<p>o onni, a e di si fitohen gjygjet ne shqiperi? Ku jeton ti....? dhe sa per shembull ate asnje: po gjygji ne gjykate kushtetuese per detin e jugu kush e fitoi?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.