Dajçi, vetëm maja e ajsbergut të votave fiktive

Në një artikull të botuar në gazetën Tema, Rrok Rroku, kandidati për kryetar komune në Dajç, ka shpieguar me hollësi se si në kutitë e votimit në atë komunë u futën vota fiktive – pra, të njerzve që s’kanë qenë fare në Shqipëri në 8 majin e kaluar. Deri tani, Prokuroria e Lezhës ka çuar dosje penale në gjykatë vetëm për njërën nga kutitë e votimit.
Në artikullin e tij Rroku vë në dukje dy dallime mes rastit të Dajçit dhe kutisë së Ruzhdies, e cila u bë e famshme në zgjedhjet e 2009-ës. Shkruan Rroku: “Dallimi i parë është se KQZ-ja nuk e kishte llogaritur rezultatin e kutisë së Ruzhdijes në tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të qarkut të Fierit, ndërkohë që rezultati i Dragushës është llogaritur në rezultatin përfundimtar të komunës Dajç, edhe pse në ankimimin e bërë prej meje brenda afateve ligjore në KQZ dhe Kolegj Zgjedhor janë paraqitur fakte dhe prova të pakundërshtueshme të manipulimit në këtë kuti dhe kuti të tjera, fakte të cilat janë injoruar me një arrogancë të pashembullt nga zotërinjtë e shumicës në KQZ dhe pastaj edhe nga Kolegji Zgjedhor. Dallimi i dytë është se në Ruzhdije është denoncuar një kuti, kurse në Dajç unë kam paraqitur ankimim dhe denoncim për pesë kuti, manipulimi i të cilave ka sjellë falsifikimin e rezultatit përfundimtar të votimit. Në kutinë e hetuar prokuroria e ka gjetur plotësisht të mbështetur denoncimin tim. E siguroj opinionin publik të interesuar dhe popullin e komunës së Dajçit, në radhë të parë, se saktësia e provave të mia do të vërtetohet edhe në kutitë e tjera, të cilat prokuroria duhet t’i hetojë dhe gjykata duhet t’i gjykojë sipas ligjeve në fuqi.
Në fakt, një studim që kam kryer në vitin 2008 tregon se fenomeni i Dajçit është shumë i përhapur. Nëpërmjet modelit statistikor që përdora, bazuar në një kampion përfaqësues kombëtar prej 4000 vetësh, kam vlerësuar se rreth 100-150 mijë vota në rang vendi kanë qënë fiktive në periudhën 2001-2007. Siç kam shpjeguar në një shkrim të mëparshëm, http://respublica.al/opinion/2011/10/10/sa-duhet-te-shqetesohemi-per-identifikimin-e-votuesve), jo të gjitha votat fiktive kanë shkuar në favor të pozitës. Por, sidoqoftë, mund të thuhet se pozita (pavarësisht se kush ka qenë në pushtet), ka qenë më e favorizuara, përderisa përqindja zyrtare ka qenë gjithnjë më e lartë se përqindja e fituar realisht prej partive të pozitës.
E.Zaloshnja
Comments
Z. Zaloshnja ! Duke qene

Z. Zaloshnja ! Duke qene shpesh anetar i administratave zgjedhore,kam vene re qe manipulimet,nuk jane aq te ndjeshme dhe aq te medha gjate procesit te numerimit te votave,se sa gjate procesit te votimit. Gjate numerimit te votave nuk behet me shuma se nxjerrja e ndonje vote te pavlefshme apo berja e nje tjetre me shenje,te ndikueshme keto sidomos kur rezultati eshte rrote me rrote si i themi ne.

Por nderkaq gjate procesit te votimit ndodhin cudira. Aty mbushen kuti me vota fiktive,qofte nga njera pale,duke blere palen tjeter ose duke i bere asaj presione,ose ne marreveshje te hapur midis te gjithe komisionereve.Ne kete kuptim ajo qe po propogandohet si nje arritje e madhe (numerimi elektronik),nuk eshte gje tjeter,vecse numerim i shpejte i asaj qe eshte bere ne qendrat e votimit, dhe ne fund te fundit legjitimim i vjedhjes.

Per ne shqiptaret,duhet te shpiket nje mekanizem qe garanton dhe kontrollon sistemin ,"nje votues , nje vote ".Kur te arrihet kjo,atehere vertet do te arrihet ne lirine dhe barazine e votes ne Shqiperi. Sa per ligjet e shkruara,nyk pyet njeri.Komisioneret instruktohen si te gjejne menyra per te mbyshur kutite,me garancine se "sa te jemi ne asgje nuk te gjen ",per kundrazi shperblimi eshte i majme.

Kete gje PS,jo vetem nuk e ka ne axhendat e saj,por me sa duket as nuk do te merret fare.Shpresojme te kujtohen, dhe te marin masat e duhura....!!!

Respekte !

I liri, Mos mendo qe PS nuk

I liri,

Mos mendo qe PS nuk e di ato gjera....normalisht i dine shume mire ku dhe si jane bere ato manipulimi....edhe ne rastin e komunes Dajc nuk u moren parasysh as nga KQZ as nga Kolegji Zgjedhor. Cfare pret ti besh mbas kesaj... ishte vetem mundesi me prokurori, qe zgjat as shume sa nuk ka vlere. Sepse sepse "drejtesia e vonuar eshte drejtesi i mohuar", por ne kete rast ka nje ndryshim qe ajo gje eshte thene eshte edhe vertetuar, dhe ti e di mire kete gje.

Jam shume dakort me ju qe mundesia me e madhe e manipulimit eshte tek votat fiktive qe hidhen ne emer te tjereve, por ama tani mesa kam marre vesh une po kerkohen disa garanci me teper qe te kete nje kontroll me te mire te asaj qe thua ti "nje votues, nje vote" duke perdorur disa paisje elektronike per te rregjistruar cdo person qe voton elektronikisht dhe kjo besoj i nzjerr pak zbuluar ata qe do tentojne per manipulim, dhe me denimet me burg qe u vendosen, besoj duhet te maten mire cdo komisioner qe do te tentoj. Nje kerkese kam une, cdo liste elektronike votimi qe nuk do te rakordoje me listen fizike, duhet te hetohet dhe kjo gje per mua e zgjidh nje here e pergjithmon kete problem.

Add new comment